GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elsa Lila ishte “Zonja”/ Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares, lidhje të forta me…

16:49 - 16/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Elsa Lila ishte “Zonja”/ Detaje të reja nga arrestimi i këngëtares, lidhje të forta me…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimi i këngëtares shqiptare Elsa Lila në Itali, e cila akuzohet si e përfshirë në një rrjet trafiku droge. Sipas një shkrimi të publikuar mëngjesin e sotëm nga gazeta “La Repubblica”, Lila bashkëpunonte me persona të tjerë, po ashtu nga Shqipëria dhe Itali, si për shembull boksieri Petrit Bardhi, i njohur si Titty. Boksieri, së bashku me Arben Zogun, i njohur si Riccardino, ai bënte pjesë në grupin e urës Milvio nën urdhrat e Fabrizio Diabolik Piscitelli. Të dy, së bashku me një të tretë, i identifikuar vetëm me nofkën Pluton, ishin pjesë e klanit italo-shqiptar që merrej me trafikun e drogës dhe organizimin e automateve në lokalet e kryeqytetit të drejtuar nga vëllezërit Guarnera: me qendër në Acilia.

Në të njëjtin grup bënte pjesë edhe Elvis Demçe dhe Arbër Zogu. Elvis Demçe, 36 vjeç, është një prej shqiptarëve të arrestuar disa kohë më parë nga Policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe kriminale rivale në Romë e konsideronte veten si “Zoti”. “Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”,-i thoshte Demçe rivalëve të tij, ndërsa i kërcënonte duke u thënë se ai ishte “Zoti”, e se mund t’i merrte jetën kur të donte. Madje kohët e fundit kishte tentuar që të vriste dhe një magjistrat, për të cilin mediat italiane i publikuan edhe përgjimet. Ideja ishte e Alessandro Corvesi, ish-i dashuri i showgirl-it Antonella Mosetti, i arrestuar në korrik në Ponte Milvio me 27 kilogramë kokainë. “A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras”,  thoshte ai prerë. Dhe Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin! Ndërsa propozonte  dhe një tjetër alternativë.

“Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në mesazhe. Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për dy prokurorët Francesco dhe Giuseppe Cascini.

Megjithatë Demçe si rival kishte vetëm shqiptarin tjetër Ermal Arapaj. Konflikti mes dy grupeve nisi, për kthimin e një borxhi që shkonte në 100 mijë euro për një sasi të papaguar droge. Pikërisht dëshira e Demçes për zgjerim bëri që dy grupet të hynin në konflikt. Ai synonte marrjen e kontrollit në sheshet ku shiste Ermal Arapaj, një treg i mirë-organizuar, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll pas arrestimit të të parit. Përgjimet tregojnë mërinë e Demçes karshi Arapajt. Ermal Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para gjë që shqetësonte rivalin e tij aq sa kishte tentuar që ta hiqte qafe. Në vitin 2020 i organizoi një pritë, por Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, të dërguar për të vrarë vetëm me porosi të Demçes. Por nuk u nda me aq! Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij, aq sa e detyroi “UFO-n” të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.

Por edhe pse bashkëpunonte me shqiptarë, Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë. Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të të Acilias.

Hetimet dhe aksioni për shkatërrimin e grupit të Lilës

Mediat italiane raportojnë se grupi shqiptaro-italian drejtohet nga një shqiptar dhe një italian, por identiteti i tyre nuk është bërë ende me dije për shkak të sekretit hetimor. Grupi menaxhonte të gjithë sasinë e hashashit që sillej në Romë dhe më pas shpërndahej në të gjithë territorin, por qendra operative e organizatës ishte ende në Acilia nga ku nisnin porositë për filialet e shpërndara në të gjithë kryeqytetin. Sipas mediave italiane, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja Elsa Lila. Në fakt ironia është se Lila në një prej teksteve të saj më të njohura “Diferenca je ti”, në duet me këngëtarin Pirro Çako, këndonte: Ky veprim është diabolik! Por duket se e paska pasur literalisht!

Etiketa: arretsdetajeElsa LilakengetareKryesore1

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
500 mijë pula të ngordhura në Shqipëri nga gripi i shpendëve?! Reagon Ministria e Bujqësisë

500 mijë pula të ngordhura në Shqipëri nga gripi i shpendëve?! Reagon Ministria e Bujqësisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com