GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Elsa Lila: Jam e pafajshme, policët më përdhunuan banesën

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Elsa Lila: Jam e pafajshme, policët më përdhunuan banesën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja Elsa Lila e ka konsideruar përdhunim bastisjen e banesës së saj nga karabinierët, në kohën që ajo u vu në pranga. Në një rrëfim për “Podcast” me Mira Kazhanin, Elsa kujton se çdo gjë ishte absurde, ndërsa shton se pavarësisht kontrolleve në banesën e saj, u gjetën vetëm libra. Dy javë e izolimit, sipas saj, ishin kafshërore, përsa i përket trajtimit. Këngëtarja tregon gjithashtu se shkruan një libër në të cilin do të rrëfejë gjithçka ka përjetuar në atë periudhë.

“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë.

Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde.

Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan. Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër.

Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë…Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu”? Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt! Unë nuk kisha asnjë avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam”, tha Lila.

Elsa Lila u arrestua në Itali pasi u dyshua së bënte pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas mediave italiane, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu, i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.

Etiketa: Elsa Lilapafajshme

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Asociacioni, Guerot: Nuk kam liri për të zbuluar sekrete

Asociacioni, Guerot: Nuk kam liri për të zbuluar sekrete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com