GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eltar Deda blen kamera të reja, manipulimi i tenderit 110 milionë lekë denoncohet në KPP

15:12 - 01/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Eltar Deda blen kamera të reja, manipulimi i tenderit 110 milionë lekë denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Më shumë kushtojnë shpenzimet që bën me tenderat Eltar Deda, se sa nafta që nxjerrin puset e Albpetrol. Këtë e thonë shifrat e pasqyrave financiare të çdo viti dhe kontratat që firmos Eltar Deda, në pozicionin e administratorit të shoqërisë shtetërore Albpetrol.

Por vetë drejtori i PS-së, përkundrazi nuk ka humbje nga aferat me tenderat e manipuluar. Dhe nuk ndalen denoncimet. Janë kompanitë pjesëmarrëse në tendera që i nxjerrin të palarat këtyre prokurimeve fiktive. Pak ditë më parë u tronditëm nga të dhënat që nxori KLSH lidhur me abuzimet tek shoqëria Albpetrol, por drejtori vazhdoka me planet e tij!

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Sistemi i survejimit me kamera për pikat e kërkuara në qendrat e prodhimit të naftës (Q.P.N. Kucovë, Fier, Gorisht) për shoqërinë Albpetrol sh.a.’ Përmes këtij tenderi Albpetrol do të blejë 157 kamera si dhe disa aksesorë shoqërues që i duhen për zyrat nën varësi të këtij institucioni.

Për të siguruar këto kamera, Deda ka njoftuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderin që ka si fond limit 91 milionë lekë.

Nëse përfshijmë TVSH-në, kontrata parashikohet të arrijë në vlerën 110 milionë lekë. Parashikohej që gara të mbyllej me 5 gusht, por procedurat kanë ngecur, pasi tenderi është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Ankesa është bërë nga firma “Advanced Business Solutions – ABS”, e cila deklaron së pari, se AK ka bërë gabim që ka vendosur një afat vetëm 30 ditë për zbatimin e kontratës. Sipas saj, ky afat penalizon ato operatorë që nuk i kanë në gjendje në magazina këto lloje kamerash dhe aksesorësh. Duke theksua më tej se ky kriter favorizon ndonjë kompani që mund t’i ketë stok këto kamera.

“Kërkesa e Autoritetit kontraktor për të zbatuar kontratën në një periudhë të limituar prej vetëm 30 ditësh është shumë e shkurtër dhe krijon disavantazh për ofertuesit që nuk i kanë gjendje ne magazine produktet qe do instalohen. Një afat i tillë është i pamjaftueshme qe kompanitë të bëjnë porosi të reja, të koordinojnë transportin dhe logjistikën për të siguruar produktet e nevojshme për projekt. Ky afat favorizon vetëm ata operatorë ekonomikë që i kanë gjendje produktet në magazinë, duke e bërë procesin e ofertimit jo të barabartë dhe duke penguar mundësinë e konkurrencës së ndershme për ofertuesit e tjerë”.

Në këtë pikë ankimuesi kërkon që afati i kontratës të bëhet 60 ditë.

Më tutje, ankimuesi shprehet se në tender kërkohen disa specifikime kamerash, por për të arritur këtë operatorët duhet të kenë informacion mbi sistemin aktual të survejimit, gjë të cilën Albpetrol nuk ua ka ofruar. Këtu ka theksuar edhe njëherë se duket që kriteret janë hartuar në përshtatje të ndonjë operatori specifik.

Më tej, operatori pjesëmarrës në tender rendit 15 fakte ku tregohet se si specifikimet teknike janë hartuar që të favorizohet vetëm një produkt i një kompanie të caktuar.

“AK ka hartuar një dokument me kërkesa të pabalancuara dhe tërësisht në kundërshtim me kuadrin ligjor për PP : 1. Nga njëra anë ka shmangur plotësisht certifikimet e nevojshme për stafin e Operatorit Ekonomik në lidhje me realizimin e Projektit, duke u kufizuar VETEM në një certifikatë kompanie që për referencën tuaj e disponon brand-i DAHUA.

  1. Nga ana tjeter, AK ka kopjuar me përpikmëri çdo detaj teknik të mundshëm të specifikimeve teknike të brand-it DAHUA.
  2. Dokumentet e kësaj procedure, janë hartuar me mangësi të theksuara teknike dhe ka mospërputhje ndërmjet Formularit dhe Specifikimeve.
  3. Informacioni mbi kërkesat e AK për integrimin e këtij sistemi me sistemin ekzistues, nuk ekziston. Është e pamundur të kuptosh se si do te realizohet ky proces në kushtet kur Albpetrol nuk përmend asnjë detaj.
  4. Fondi i vendosur në dispozicion nga Albpetrol është i denjë për produkte të tjera që janë lider në tregun botëror, ndërkohë që zgjidhja që kërkohet është bazuar në brand sekondar që ofron zgjidhje jo të denja teknike.
  5. Në rastin më të mirë, AK nuk disponon ekspertizë teknike dhe ligjore të mjaftueshme për t’ju përmbajtur një procedure konkurruese të rregullt, ndërsa me rastin më të keq kemi të drejtën të ngremë hipotezën se ky prokurim publik është thjeshtë një tender 100% i mbyllur për një kompani të caktuar dhe vetëm për produktet DAHUA”.

Skandali i raportuar nga KLSH

Por, kamerat janë një pikë ujë para abuzimeve të tjera që ka kryer Deda në Albpetrol.

Sipas raportit të KLSH, Deda ka lejuar që të paguhen 3 milionë euro me paratë e shoqërisë për energjinë elektrike të konsumuar nga kompanitë që shfrytëzojnë me koncesion vendburimet e naftës.

 

 

Si mos të mjaftonte abuzimi me administrimin e puseve të naftës, shpenzimet në kundërshtim me kontratat koncencionare duke mos paguar taksa (vetëm Bankers për 20 vjet ka nxjerrë naftë me vlerë 4 miliardë euro duke paguar zero taksa), Albpetrol ka paguar edhe energjinë elektrike për këto kompani.

Epo, Eltar Deda qenka zhytur thellë në korrupsion!

 

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAlbpetrolankeseDenoncimeltar dedakameraKLSHKPPSkandaltender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Trafiku i armëve drejt Britanisë, 3 të arrestuar në Tiranë. Kush ishte “koka”

Trafiku i armëve drejt Britanisë, 3 të arrestuar në Tiranë. Kush ishte “koka”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com