GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Elton Arbana i dhuron Kastratit kontratën 88 MLN lekë, çmimin ia llogarit sipas INSTAT-it

13:34 - 31/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Elton Arbana i dhuron Kastratit kontratën 88 MLN lekë, çmimin ia llogarit sipas INSTAT-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për “Kastrati” Group, kryetarët e bashkive dhe drejtorët nuk pyesin ç’thotë ligji mbi prokurimet, por firmosin menjëherë kontratën. Këtë herë dhuratën e radhës ia ka bërë kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana. Ky i fundit më datë 2 prill 2024 ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje karburant për nevoja te Bashkisë Shijak’ dhe fond limit 88 milionë lekë. Mënyra si janë qepur shifrat, kriteret dhe fondi limit, duket sikur i ka formuluar ndonjë menaxher i “Kastratit”.

Deri më datë 12 prill 2024, kur ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave janë regjistruar në këtë garë vetëm firmat “Kastrati” sh.p.k dhe  “LLUK OIL-DOBRUSHI” sh.p.k. Këtë të fundit Arbana e skualifikoi menjëherë me pretendimin se nuk ka paraqitur kontratat të ngjashme të realizuara me sukses më parë.

Në këtë mënyrë funksionon kjo skemë e stërpërdorur, prandaj oferta e firmës ‘Kastrati shpk” nuk ka hasur pengesë për t’u shpallur fituese.

Duke qenë se nuk kishte konkurrentë përballë, kryetari Arbanaia kaloi kontratën oligarkut të naftës. Edhe pse kaluan dy muaj nga mbyllja e tenderit, kontratat u mbajt në sirtar dhe emri i fituesit është bërë publik vetëm më datë 28 maj 2024.

 

Sikur të kishte probleme vetëm me transparencën, do të ishte gjysma e së keqes, por prokurimi ka shumë të meta. Kështu, oferta e “Kastratit” është sa 100% e fondit limit duke vulosur mungesën e konkurrencës dhe të efektivitetit të tenderit. Pra kemi një kontratë me aq para sa ka kërkuar “Kastrati”, fituesi shpallet pa garë dhe kontratat mbahet e fshehtë për gati 2 muaj.

Me këto 88 milionë lekë do të blihet brenda një viti 57 742, 7 litra naftë për makinën e Arbanës dhe të stafit të bashkisë Shijak përgjatë vitit 2024.

Nuk e kuptojmë përse përllogaritja bëhet sipas çmimeve të INSTAT, kur vendimi i qeverisë kërkon të merren për referencë vlerat e bursës ndërkombëtare PLATTS të konfirmuara nga Drejtoria e Përgjithshme Doganave. Megjithatë, “Kastrati” nuk e ka problem çmimin pasi mbizotëron tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Për krahasim, oferta e skualifikuar ishte 2 milionë lekë më pak se ajo e “Kastratit”, çfarë tregon se ka vend për konkurrencë.

Open Data Albania ka ngritur alarmin duke i vendosur tenderit “Flamur të Kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkia Shijakblen nafte per makinaElton Arbanakastratiinaftetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Misteri i frymëmarrjes së orkave: Biologët detarë konfirmojnë hipotezën e vjetër

Misteri i frymëmarrjes së orkave: Biologët detarë konfirmojnë hipotezën e vjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com