GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Elton John mbylli turneun e lamtumirës me një koncert në Suedi

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Elton John mbylli turneun e lamtumirës me një koncert në Suedi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton John u ka thënë miliona fansave në fundjavë se do të mbeten në “mendjen, zemrën dhe shpirtin” e tij, duke mbyllur turneun e lamtumirës maratonë në Stokholm me një nga hitet e tij më të mëdha – “Goodbye Yellow Brick Road”.

76-vjeçari ka fituar pesë çmime Grammy në një karrierë spektakolare që përfshin mbi 50 vjet dhe ka mbajtur rreth 4 600 performanca në mbarë botën.

“Të bëja muzikë për ju ishte forca ime shtytëse dhe ju ishit absolutisht madhështorë”, i tha kantautori turmës në Tele2 Arena të Suedisë.

Ai hapi koncertin me “Bennie and the Jets” dhe vazhdoi të interpretojë shumë hite të tjera, duke përfshirë “Philadelphia Freedom”, “Tiny Dancer”, “Rocket Man” e “Candle in the Wind”.

Menjëherë pas performancës së këngës “Border Song”, të cilën ia kushtoi Aretha Franklin, ai ngriti në këmbë 30 mijë fansa në Tele2 Arena me këngën “I’m Still Standing”.

Elton John i ka bërë një nderim emocional grupit dhe ekipit aktual, disa prej të cilëve kanë qenë në turne me të për shumë vite.

Turneu ‘Farewell Yellow Brick Road filloi në Amerikën e Veriut në vitin 2018, dhe kjo ishte nata e dytë e performancës në Stokholm. Turneu është shtrirë nëpër vende të shumta anekënd botës duke interpretuar për më shumë se gjashtë milionë fansa, ndërsa një nga pikat kryesore ishte koncerti në Glastonbury muajin e kaluar.

Turneu i lamtumirës i Eltonit është një nga turnetë e koncerteve me fitimet më të larta ndonjëherë: revista Billboard raporton se ishte i pari që arriti në 900 milionë dollarë në shitje biletash.

Duke folur për jetën e tij në fund të kësaj finale të madhe, ai i tha turmës se kaloi “52 vite gëzim të pastër duke luajtur muzikë” dhe konfirmoi se nuk do të bënte më kurrë turne, porse mund të bënte performancat më të vogla në të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

 

Elton John says his final tour has come to an end. During his last performance in Stockholm, Sweden, the legendary artist gave his heartfelt thanks to his fans. https://t.co/Ym8vzk4ulA pic.twitter.com/or5qL8dbLz

— CNN (@CNN) July 9, 2023

Etiketa: Elton John

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
Horoskopi

Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

07:41 - 29/08/26
Para
“O zemra, në këtë datë nuk kam dalë nga Shqipëria”, Ahmetaj: Nuk i jap llogari askujt

SPAK kërkon arrestimin, kush janë anëtarët e Këshillit që kanë në dorë fatin e Ahmetajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi dhe Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në një ekip të dy bashkë
Sport

Messi dhe Ronaldo mund të luajnë për herë të parë në një ekip të dy bashkë

16:28 - 06/09/26

Carlos Tevez po përgatitet për një ndeshje lamtumire që mund të kthehet në një spektakël historik për futbollin botëror. Ish-sulmuesi...

Lexo më shumë
Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

Konflikti te ‘Regina Palm’, gjykata jep masat e sigurisë, lirohet Luan Muça i ‘Deltës’

15:27 - 06/09/26
Tragjedi në garën me makina në Siçili, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

Tragjedi në garën me makina në Siçili, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

15:02 - 06/09/26
Bie zjarr pranë banesave në Kodër Krastë të Elbasanit

Bie zjarr pranë banesave në Kodër Krastë të Elbasanit

14:48 - 06/09/26
Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Realit

Penalltia e humbur dhe paraqitja e dobët, Mbappe kritikohet ashpër pas humbjes së Realit

14:21 - 06/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com