GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Elvana tregon si e ka përshtatur “Si Na” me çiftin e momentit

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Elvana tregon si e ka përshtatur “Si Na” me çiftin e momentit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj janë mjaft të suksesshme sepse që në ditët e para arrijnë të numërojnë me miliona klikime.

Një ikonë e muzikës sonë padyshim. Një këngëtare mjaft e dashur për të gjithë publikun shqiptar dhe jo vetëm. Talenti i saj tashmë është i vulosur me hitet e saj. Ajo do të zhvillojë në stadiumin Air Albania një koncert madhështor.

22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se t’ju themi bëhuni gati.

Mbrëmjen e kaluar ishte finalja e madhe e edicionit të dytë të Big Brother VIP. Para se të shpallej fituesi në mesnatë çifti më i dashur i publikut që u krijua brenda shtëpisë më të famshme kurorëzoi dashurinë në martesë. Ishte vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ai që kurorëzoi çiftin.

Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.

E ftuar speciale e kësaj nate ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila këndoi “Si Na” një krijim mjaft të veçantë shumë të bukur të shkruar për albumin e saj dhe i përshtatur për historinë e dashurisë së çiftit Kiara-Luiz.

Duke u kthyer edhe njëherë tek koncerti madhështor që artistja do të zhvillojë në stadiumin Air Albania zërat thonë se Elvana do të ketë në krahë edhe bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë gjatë këtyre 20 viteve.

Vetë artistja krahas videos që postoi në rrjetin e saj social Instagram për koncertin shkroi:

“Kam pritur shumë për ta ndarë këtë lajm me ju dhe më në fund mundem. Data 22.06 do të jetë një natë shumë e veçantë për mua, e shpresoj edhe për ju.

Do të jetë një super show, një super atmosferë e me super miq. 22 Qershor në Air Albania Stadium, shumë muzikë në 2 dekada për të kënduar bashkë deri në kupë të qiellit.”/SHQIP

Etiketa: Elvana GjataKiaraLuizSi Na

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Zhaklin: Kur thashë që dua seks, e kisha si…

Zhaklin: Kur thashë që dua seks, e kisha si...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s
Sport

“Camp Nou” dhe “Wembley” në garë për të pritur finalen e Champions League, pritet vendimi i UEFA-s

08:39 - 15/09/26

“Camp Nou” mund të jetë skena e finales së Champions League në vitin 2029, ndërsa UEFA pritet të marrë vendimin...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com