GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Emigracioni edhe natyra kolektive e produktivitetit individual!

13:09 - 19/04/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigracioni rekord! Nga 2008 kanë ikur nga Shqipëria 832 mijë persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Irena Beqiraj

Ndërsa shqiptarët emigrojnë duke e tkurrur popullsinë vendase, efektet e këtij largimi kanë filluar të bëhen gjithmonë e më të dukshme në ekonomi. Ulja e papunësisë ka ardhur si rezultat i uljes së fuqisë puntore edhe ulja e konsumit përtej rritjes së çmimeve është rezultat i emigracionit.

Stopimi i emigracionit duket zgjidhja, por është e lehtë të thuhet edhe e vështirë të arrihet në periudha afatshkurtra. Për shembull, Ariani një shofer autobusi në Shqipëri, paguhet 490 Euro në muaj, ndërsa kolegu i tij Philip në Gjermani, paguhet rreth 5 000 euro në muaj. Me fjalë të tjera, shoferi gjerman paguhet gati 10 herë më shumë se shoferi shqiptar. Në ekonominë e tregut të lirë, nëse një shërbim është më e shtrenjtë se një shërbim tjetër i krahasueshëm me të, kjo ndodh sepse ai është më i mirë. Pra, në këtë rast i bie që gjermani është 10 herë më produktiv si shofer autobusi sesa shqiptari ,ose thënë ndryshe, ai është 10 hërë më mirë në punën që kryen.

Edhe nëse do të arrinim të gjenim një matje sasiore për cilësinë e ngarjes, ky lloj hendeku në produktivitetin e shoferëve do të ekzistonte nëse do të krahasonim pilotët profesionistë të garave si Michael Schumacher apo Leiws Hamilton me disa tetëmbëdhjetë vjeçarë që sapo kanë kaluar testin e patentës. Por për dy shoferë profesionistë duket disi e pamundur.

Dikush mund të argumentojë se Philip paguhet më shumë sepse ka shumë mundësi, që ai të jetë më i arsimuar. 67% e shoferëve të autobuzave në Gjermani kanë mbaruar shkollën e mesme, ndërsa ndërsa Ariani është me 8-të vjecare. Por nëse Ariani emigron e punon si shofer në Gjermani , produktiviteti i tij rritet brenda natës pavarësisht arsimimit. Thënë këtë aftesitë edhe njohuritë e tij, nuk mund të shpjegojnë produktivitetin e tij të përmirësuar. Përgjigja duhet kërkuar tek mjedisi ekonomik.

Pra, nëse paga mesatare në Gjermani është rreth 10 herë më e lartë se paga mesatare në Shqipëri , shumica e gjermanëve sigurisht që nuk janë 10 herë më produktivë se shqiptarët.

Por janë gjermanët shkencëtarë, inxhinierë menaxhërë të lartë etj, të cilët janë qindra herë më produktivë se kolegët e tyre shqiptarë dhe punojnë për kompani gjermane tejet produktive të rangut botëror , ku vetëm 30 prej tyre janë në listën Forbs. Janë pikërisht këto që përcaktojnë produktivitetin më të lartë të tregut të punës në Gjermani.

E pra avantazhi i Philipit nuk është individual. Ai ka fatin të operojë e një ekonomi që ka teknologji më të mira, firma më të mira edhe të organizuara, institucione më të mira dhe infrastrukturë më të mirë –gjëra që në pjesën më të madhe janë produkte të veprimeve kolektive të ndërmarra ndër breza.

Shumë njerëz sidomos elitat e pasura në vendet e varfra kur analizojnë varfërinë, zakonisht fajësojnë, padijen, dembelizmin dhe pasivitetin e të varfërve për të ndryshuar jetën e tyre. Por varfëria ka rezultuar shumë e vështirë për t’u kapërcyer në ekonomi ku mungojnë tërsisht produktet e veprimeve kolektive , ku nuk ka teknologji, ku firmat janë jo produktive, madje firmat më të mëdha prodhojnë thuajse “asgjë” edhe parazitojmë mbi buxhetin e shtetit, ku institucionet nuk funksionojnë edhe korruprohen lehtësisht edhe infrastruktuara le për të dëshiruar.

Kur situata është e tillë për një kohë të gjatë njerëzit, emigrojnë drejt ekonomive ku me të njëjtat aftësi mund të jenë disafish më produktivë apo më të paguar.

Pra përtej talentit dhe përpjekjeve individuale janë veprimet kolektive, ato që përcaktojnë sa e si shpërblehen njerëzit. Ndaj së pari na duhet të pranojmë natyrën kolektive të produktivitetit individual. Edhe veprimet kolektive, të ndërmarra deri tani , jane vite drite larg , rritjes së produktivitetit individual të Arianit, i cili që t’i largohet varferisë, java tjetër do ta gjejë në Gjermani!

/Marrë nga FB i autores/

Etiketa: emigracioniIrena Beqiraj

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Rama në Durrës, a u takua me Vangjush Dakon?

Rama në Durrës, a u takua me Vangjush Dakon?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com