GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve

09:31 - 20/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigracioni i të rinjve boshatis tregun, rritet punësimi i të moshuarve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë  më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur në emigracion. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga viti në vit grup-mosha mbi 65  po rrit pjesëmarrjen në tregun e punës dhe shkallën e punësimit. Në vitin 2024, shkalla e punësimit për personat mbi 65 vjeç arriti në 25.0%, nga vetëm 17.6% në vitin 2023. Kjo përfaqëson një rritje të konsiderueshme prej 7.4 pikë përqindjeje vetëm në një vit.

Një pjesë e kësaj rritjeje shpjegohet me jetëgjatësinë, por edhe me nevojën ekonomike për të qëndruar më gjatë në tregun e punës për shkak të pensioneve të ulëta dhe mungesës së kursimeve të mjaftueshme për pleqërinë.

Rritja e shkalles së punësimit për pensionistët nga 2023 në 2024 është më e madhe se në të gjitha kategoritë e tjera të grup-moshave. Psh  me grup moshën aktive 15-64 vjeç, që në vitin 2024 ka një shkallë punësimi prej 68.6%  me rritje vetëm 1.7 pikë %.

Gjithashtu shkalla e punësimit tek të rinjtë 25-29 vjeç u rrit 5% ndërmjet 2023 dhe 2024. Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi për moshën +65 mund të sinjalizojë edhe një tendencë që do të thellohet në të ardhmen, për shkak të ndryshimeve demografike ku strukturave e popullsisë po zhvendoset me shpejtësi në favor të moshave të vjetra.

Rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të shtohen sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës. Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik. Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar. Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2024, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, papunësia tek të rinjtë më arsim të lartë ishte rritur në krahasim me 2023. Zhvillimet në tregun e punës po tregojnë se Shqipëria po përballet me sfidën e re të integrimit te të moshuarve në tregun e punës.

/monitor.al/

Etiketa: emigracionKryesore1

Lajme të lidhura

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët
Aktualitet

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike
Aktualitet

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth
Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Lungomare, lokali shkrumbohet – rrezik për pallatet përreth

20:10 - 23/02/26
Para
Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima – Dyshimet

Vrasje me thikë në Divjakë, kush janë autori dhe viktima - Dyshimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com