GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrantët në Gjadër/ Italia shtyn hapjen e kampit, BBC: Ja si do të funksionojë

20:10 - 01/08/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigrantët në Gjadër/ Italia shtyn hapjen e kampit, BBC: Ja si do të funksionojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Plani i Italisë për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri është shtyrë. Kryeministrja Giorgia Meloni kishte shpallur datën 1 gusht për inaugurimin e objekteve në veri të tokës së shqiponjave, për menaxhimin e flukseve të migrantëve që mbërrijnë në Europë, por punimet ekstra si dhe temperaturat e larta duket se kanë sjellë vonesa.

Reuters njofton se nuk ka ende një datë të re për hapjen e kampeve në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër të Lezhës.

Pritshmëritë më herët ishin për t’i kthyer funksionale këto vendqëndrime për emigrantët e kapur në det deri në pranverë.

Ndërsa BBC i ka kushtuar gjithashtu një artikull kësaj marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë duke dhënë detaje se qendrat priten të strehojnë deri në 3000 emigrantë në muaj.

Ky projekt, vlerëson gjiganti mediatik BBC, synon të përballojë sfidën e migracionit të parregullt. “Këto struktura do të menaxhohen tërësisht nga qeveria italiane, e cila ka financuar ndërtimin e tyre.

Migrantët që do të strehohen në këto dy kampe do të jenë ata që do të kapen në ujërat ndërkombëtarë, përjashto gratë, fëmijët dhe ata që konsiderohen të pambrojtur.

Pasi të mbërrijnë në këto qendra, migrantët do të kenë mundësi të kërkojnë azil në Itali. Nëse do t’iu refuzohet, ata do të dërgohen përsëri në vendet e sigurta për t’u kthyer, shkruhet në artikull.

“Në këto qendra do të zbatohet legjislacioni italian dhe europian. Është si të kesh një qendër në Itali, por në Shqipëri”, tha Fabrizio Buçi, ambasadori i Italisë në Shqipëri për BBC.

Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrja italiane, Meloni dhe kryeministri Edi Rama parashikohet të zgjas 5 vjet, dhe nëse rezulton e suksesshme do të vijojë më tej.

gijotina.com/

Etiketa: emigrantetkampiKryesore1

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Para
Britania e Madhe do organizojë samitin e parë për sigurinë e AI

Hyn në fuqi Ligji i BE-së për inteligjencën artificiale, çfarë synon ai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com