GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrantët pa pasaportë shqiptare nuk mund të votojnë, Bardhi: Po u shkelet e drejta kushtetuese

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Dinjiteti i fierakëve nuk blihet nga Balluku me drejtorët e saj të korruptuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike nuk ka ende një qëndrim ultimativ për kërkesën që të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme të vendeve të BE, SHBA, Kanada të lejohen të votojnë me këto dokumente prej andej ku jetojnë.

Megjithatë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili drejton edhe grupin parlamentar, beson se pengimi i kësaj kategorie për të votuar ka lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Patjetër që po! Do të ishte njësoj sikur ne të bënim zgjedhjet pa mundësuar të drejtën e votës qytetarëve që jetojnë jashtë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se çdo shtetasi, aty ku është, do të duhet t’i mundësohet e drejta për të votuar. Dhe këta janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Kërkesat burokratike nuk mund të mohojnë një të drejtë kushtetuese”, u shpreh Gazment Bardhi për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Partia Demokratike e ka depozituar amendamentin e saj në Kuvend, pasi e konsideron të paplotë ndryshimin ligjor të kërkuar nga KQZ-ja vetëm për afatin e rregjistrimit të partive në zgjedhje, që i jep KQZ-së më shumë kohë për të dërguar dhe për të marrë mbrapsht zarfin me fletën e votimit.

“Duke qenë se procedura për të marrë një dokment të ri është e tejzgjatur, kërkon kohë dhe shpenzim ditësh nga shtetasi shqiptar në emigracion, ne duhet ta shmangim këtë burokraci dhe të lejojmë që ata të ushtrojnë të drejtën e votës në distancë duke u identifikuar me pasaportën apo ID biometrike të shtetit ku jeton.

Qëllimi i dokumentit të identifikimit është që të përputhë individin me dokumentin që ata paraqesin. Besoj se siguria në vendet anëtare të BE, Kanadasë, SHBA është shumë e lartë dhe kjo është një garanci për të mundësuar të drejtën e votës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, argumentoi nënkryetari i PD-së.

Bisedimet për këtë çështje sapo kanë nisur, por nga PS nuk duket se ka një vullnet për të përmbushur këtë kërkesë të demokratëve, të cilën e kanë cilësuar si një alibi për humbjen e pritshme.

Një argument për të cilin Gazment Bardhi ka edhe një përgjigje. “Nëse ne po e përdorim këtë për alibi, atëherë detyra e qeverisë është ta heqë këtë alibi, por unë besoj që ajo që duhet të prevalojë është që çdo shtetas i Republikës së Shqiërisë, i cili është në listën e zgjedhësve të RSH t’i mundësohet kjo e drejtë kushtetuese, duke hequr çdo burokraci dhe pengesë artificiale.

E drejta kushtetuese e votës nuk lidhet kurrë me burokraci dhe me dokumenta, por vetëm me elementin, nëse ky individ gëzon apo jo shtetësinë shqiptare”, theksoi zoti Bardhi në emisionin “Pa Censurë”.

Sipas zotit Bardhi, Ministria e Brendshme, nga e cila varet prodhimi i pasaportave dhe kartave të reja të identitetit e ka humbur besueshmërinë e trajtimit të njëjtë të shqiptarëve. Ai iu referua zgjedhjeve të Himarës, ku, siç pohoi Gazment Bardhi, u pajisën në kohë karta dhe pasaporta mbështetësit e PS-së, ndërsa dokumentat e mbështetësve të opozitës mbërritën pas ditës së votimit.

Etiketa: Gazment Bardhi

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
Para
A e largon kafeja dhimbjen e kokës? Mësoni si qëndron e vërteta

Kafeja dhe shëndeti, përfitimet në organizëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, ka...

Lexo më shumë
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26
Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet