GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Emigrantët që kapen në Britani do sillen në Shqipëri”, media e huaj zbulon marrëveshjen sekrete

11:15 - 03/10/21
në Botë, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Emigrantët që kapen në Britani do sillen në Shqipëri”, media e huaj zbulon marrëveshjen sekrete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas iranianëve në Manzë dhe afganëve të vendosur në qytete të ndryshme të vendit, tani është radha e emigrantëve ilegalë që kapen në Britaninë e Madhe të përdorin Shqipërinë si kamp refugjatësh.

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar prapaskenat e planit të ri që kryeministri Rama ka rënë dakord të kthejë Shqipërinë në një kamp të refugjatëve ilegalë.

Biseda kryesore për këtë çështje është bërë gjatë vizitës së ministres së brendshme britanike, Priti Patel, javë më parë në Shqipëri. Sipas tabloidit britanik, të gjithë klandestinët që do të kapen në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil, fillimisht do të sillen në Shqipëri, ku do të ngrihet një qendër pritjeje.

Ndërsa autoritetet britanike do të shqyrtojnë kërkesat e tyre, vetë emigrantët do të qëndrojnë në një qendër pritje që do të ngrihet në Shqipëri. Siç shkruan The Sun, emigrantët e paligjshëm do të fluturojnë 1.500 kilometra nga Anglia, në një qendër që do ngrihet në Tiranë, ndërsa kërkesat e tyre janë duke u përpunuar nga autoritetet britanike.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel shpreson se ky vendim do të pengojë ata persona që planifikojnë të bëjnë këtë udhëtim të rrezikshëm. Zyrtarët në Londër dhe Tiranë thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për qendrën e përpunimit të emigrantëve ilegalë.

Një burim i brendshëm tha: “Sekretarja e ka bërë të qartë se ajo dëshiron që kjo qendër të ngrihet. Negociatat janë në një fazë teknike. Tani kemi detajet siç janë vendndodhja dhe numrat e saktë që do të dërgohen në Shqipëri”.

Shefi i shtabit të kryeministrit Boris Johnson, Dan Rosenfield është një nga njerëzit kryesor që po merret me këtë çështje dhe diplomatët e Ministrisë së Jashtme po ndihmojnë.

Etiketa: EmigranteThe Sun

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Zyrtare: Edi Reja shpall listën e kombëtares, risia kuqezi vjen nga Spanja

Zyrtare: Edi Reja shpall listën e kombëtares, risia kuqezi vjen nga Spanja

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com