GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Emigranti ilegal që Siuu të CR7 ka trofeun më të çmuar”, AS zbërthen Uzunin për spanjollët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
FOTO, Europa League mahnitet nga Uzuni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Uzuni, imituesi i “Siuuu” të Ronaldos do debutojë te Granada”, ky është titulli i AS, që ka bërë një artikull për Myrto Uzunin, në prag të debutimit me Granada në LaLiga, kundër Real Madrid ku idhulli i tij Ronaldo ka fituar gjithçka.

ARTIKULLI I AS: “Myrto Uzuni, i lindur më 31 maj 1998 në Berat, nuk e ka pasur jetën e lehtë. Një futbollist që e kishte thënë vetë që e admironte Ronaldon dhe që sapo ka zbarkuar në LaLiga me Granada. Ai është një nga bastet e këtij klubi në merkato dimërore, për të cilin ka paguar rreth 3 milion euro.

Një sulmues që shënon gola, që ka ambicie dhe shumë nerv. Uzuni e arriti famën më 25 nëntor 2020. Në atë kohë shqiptari luante me Ferencvaros dhe goli i tij kaloi në avantazh hungarezët në Torino ndaj Juventusit të idhullit të tij: Cristiano Ronaldo.

Uzuni bëri festimin e famshëm ‘Siuu” nën hundën e tij. Në fillim nuk i erdhi mirë, por Cristiano më pas shënoi një gol fantastik dhe Juventusi fitoi 2-1. Pas ndeshjes Uzuni u takua me portugezin dhe shkëmbeu fanellat, kurse CR7 nuk shfaqi ndonjë inat për imitimin. Ky është trofeu i tij më i çmuar.

Uzuni duke ndërruar fanellën me idhullin e tij Ronaldo

Shqiptari ka lexuar gjithçka për portugezin. Jeta e bëri atë të ishte një emigrant ilegal në Greqi. Prindërit e tij punuan shumë për të mbajtur familjen, por Uzuni duke qenë ilegal nuk mund të luante futboll në Greqi. Ai u kthye për të luajtur futboll në vendin e tij, në moshën 16-vjeçare.

Përpjekjet e familjes së tij, që lanë ëndrrën e një jete të re në Greqi, u shpërblyen dhe sot Uzuni jeton nga futbolli, pasioni i tij. ‘Cristiano është pika ime e referimit, e di historinë e tij. Kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivimi im’, thoshte Uzuni për Ronaldon.

Tani ai do të shkelë në Bernabeu, tempullin ku idhulli i tij u bë edhe më i madh, me ëndrrën për të qenë në gjendje për të bërë një tjetër “Siuuuu”, në atë që ishte shtëpia e portugezit për kaq shumë vite”.

Etiketa: GranadaMyrto UzuniRonaldo

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Zbulohen eshtrat e një fëmije në Izrael, datojnë 1.5 milion vjet më parë

Zbulohen eshtrat e një fëmije në Izrael, datojnë 1.5 milion vjet më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com