GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk kanë fund çuditë në Pogradec, ku mbledhja dyditore e qeverisë po shoqërohet edhe nga një tjetër “garë” për të takuar Edi Ramën.

Vetëm një ditë pasi një i moshuar priti rreth pesë orë për të përqafuar kryeministrin dhe për ta falënderuar se i kishte zgjidhur hallet, këtë të hënë është shfaqur një tjetër mbështetës i zjarrtë.

Bëhet fjalë për Halim Bufin, emigrant prej 35 vitesh në Greqi dhe mbështetës të Partisë Socialiste, i cili ka udhëtuar posaçërisht nga Ksanthi drejt Pogradecit.

Sapo ka mësuar se Rama ndodhej në qytet për takimet e qeverisë, Bufi thotë se ka bërë rreth pesë orë rrugë për ta takuar.

Dhe dëshira e tij nuk është e vogël.

“Ta takoj e le të vdes”, thotë ai, ndërsa shprehet se dëshiron ta falënderojë Ramën për atë që e konsideron kontribut të kryeministrit për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe çështjen e pensioneve.

“Kam ardhur nga Greqia të takoj Edi Ramën, t’i jap falënderimet e mia që kam si refugjat. Për ne ka bërë shumë punë, 35 vite në Greqi, për pensionet. Tani na ka dhënë lajmin se do na njihen edhe vitet e punës atje. Kam bërë 5 orë rrugë. Jam me Fatos Nanon, i nderuari Fatos Nano. Kam hyrë në burg në ’93, më ka nxjerrë Fatos Nano. Që atë ditë ika në Greqi. Protestat në Shqipëri janë të kota. Kur ishin zgjedhjet, kam siguruar 185 vota. Kam shpresë shumë të madhe ta takoj, ta takoj e le të vdes. Të na rrojë sa malet”, u shpreh Bufi.

Ironia bëhet edhe më e fortë kur këto pamje vendosen përballë atyre që Shqipëria po sheh prej 84 ditësh.

Në njërën fotografi, qindra të rinj në rrugë, duke protestuar prej gati tre muajsh. Në tjetrën, të moshuar që presin me orë për të takuar kryeministrin dhe deklarojnë se “protestat janë të kota”.

Dy breza, dy pamje dhe thuajse dy Shqipëri.

Të rinjtë kërkojnë të dëgjohen nga pushteti në shesh. Të moshuarit presin në radhë për një përqafim me Ramën.

Dhe në Pogradec, për të dytën ditë radhazi, duket se sa më shumë të rinjtë protestojnë për të ardhmen, aq më shumë dalin të moshuar që “vdesin” për Ramën.

“Ta takoj e le të vdes”/ Pogradeci kthehet në

 

Etiketa: EmigrantiKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Para
E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë....

Lexo më shumë
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com