GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrantja-Ramës: Jeni shumë larg realitetit, nuk erdha për të dëgjuar politikanët, por ju të na dëgjoni neve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrantja-Ramës: Jeni shumë larg realitetit, nuk erdha për të dëgjuar politikanët, por ju të na dëgjoni neve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Samiti i Diasporës së organizuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar sipas planeve. Kjo pasi në një prej paneleve të organizuara, ku të gjithë fjalën e kanë mbajtur politikanët, një prej pjesëmarrësve emigrante nga Italia, i ka zbritur këta të fundit me këmbë në tokë.

Shqiptarja nga Bolonja Eva Baçi ka ngritur problemet kyçe të këtij samiti, ku emigrantët që janë kryeqendra nuk kanë të drejtën për të folur dhe për të shprehur problemet e tyre. Baçi i është drejtuar specifikisht krehut të grupit socialist Taulant Ballës, duke i thënë se janë shumë larg realitetit.

“Dëshira për tu kthyer në Shqipëri është shumë e madhe. Presim gjithmonë ta kemi derën hapur. Drama e këtij samiti është shkuar shumë bukur, por mungojnë aktorët kryesor. Që është diaspora, ne aktorët kryesor nuk kemi të drejtën e fjalës. Si unë dhe shumë të tjerë, kemi kërkuar shumë herë që të japim kontribute. Kam investuar unë për veten time, nuk ka investuar Shqipëria. Unë nuk preva biletën për të ardhur këtu për të qenë si figurë. Une kam të drejtën time. Ju jeni larg realitetit, po flas për politikanët, jeni komplet jashtë realitetit. Unë nuk vi këtu për të dëgjuar politikanët, ju nuk e dini çfare është sakrifica,“ tha Baçi.

Ajo theksoi se, pavarësisht përgatitjes së lartë profesionale, shumë shqiptarë jashtë vendit ndihen të papërfaqësuar dhe të papërkrahur nga institucionet shqiptare. Eva Baçi ngriti shqetësimin se Diaspora shpesh trajtohet vetëm si statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

“Unë kam mbaruar 3 fakultete në Bolonjë, kam dy specializime. Kemi kërkuar shumë herë, që të hyjmë të japim kontributin tonë. Unë punoj 14 orë në Itali, por mund të punoj 20 orë për Shqipërinë.  Unë nuk kam vend ku të flas, dua të shpreh atë që kam, sepse përndryshe ne ngelemi vetëm numra. Unë nuk mund të pres biletën të vij që andej për të qenë një numër. Unë kam ngelur shumë keq dje, kur u dhanë çmimet. Në krahun tim është njëri nga sipërmarresit shqiptarët që i jep punë 350 familje dhe ju nuk i dhatë një çmim, Astrit Poti.

Ju jeni larg realitetit, flas për politikanët, jeni larg realitetit, nuk jeni afër me ne. Jemi pa përkrahje dhe kur nuk të përkrah shteti yt, kur ti nuk jep kontribut në shtetin tënd. Unë për Italinë jam më e përgatitura, por jam thjesht e huaj. Ne duam të kthehemi në vendin tonë.

Këto panelet e ndara nuk janë mirë. Ne aktorët kryesore duhet të flasim, të sjellim problemet. Jo të dëgjojmë politikanët, narativa është shumë e bukur, por ju nuk e keni idenë cfarë do të thotë sakrifica, pa asnjë përkrahje dhe asnjë ndihmë.

Hapni dyer, sepse Shqipërisë nuk i mungon truri.  I keni mbyllur dyert, të gjitha personave që janë të përgatitur”, tha ndër të tjera përfaqësuesja e Diasporës.

Në fund, Eva Baçi pati edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke përmendur Taulant Ballën dhe duke theksuar se drejtuesit politikë janë të shkëputur nga realiteti i diasporës.

“Kam edhe shumë gjera, por po të më jepet mundësia unë diskutimin e kisha përgatitur. Zoti Taulant Balla, je i pari që je shumë larg realitetit. Votën mund ta kalosh edhe 4 vite të tjera, por në histori duhet të lesh një emër”.

Etiketa: EmigrantëKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

08:08 - 25/05/26
U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!
Breaking Views

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

20:58 - 24/05/26
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
Aktualitet

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

20:39 - 24/05/26
Para
“Si nuk na dhe nga rakia e gruas”, Isuf Hasa rrëfehen vrasjen e fqinjit

Akuzohet se vrau fqinjin e tij me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm Isuf Hasa

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia
Aktualitet

Zjarr në një pallat në Tiranë! Evakuohen banorët, një grua dërgohet në spital nga asfiksia

08:08 - 25/05/26

Një zjarr ka rënë pak pas mesnate në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, në kompleksin rezidencial “Kadiu”. Sipas raportimeve, flakët...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 25/05/26
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane

Shpresa për marrëveshje SHBA-Iran ul çmimet e naftës, bursat aziatike në rritje

07:52 - 25/05/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Maj 2026

07:41 - 25/05/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 25 Maj 2026

07:30 - 25/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com