GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrimi po çon popullsinë drejt plakjes, shifrat alarmante të INSTAT

10:13 - 03/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emigrimi po çon popullsinë drejt plakjes, shifrat alarmante të INSTAT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigrimi i të rinjve dhe ulja e numrit të lindjeve ka bërë që popullsia e vendit tonë të shkojë drejt plakjes, kjo sipas të dhënave të INSTAT.

Piramida e popullsisë e hartuar nga INSTAT jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.

Sipas grafikut, aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25–29 dhe 55–59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në vitet 1990.

Grafiku tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur më 1 janar 2011 dhe pas 10 vitesh, 1 janar 2021. Në ilustrimin e mësipërm janë krahasuar 2011 dhe 2021. Grupi i moshave më të vjetra është në krye – të rinjtë janë në fund.

Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, ku shohim se ekziston një tendencë e plakjes së popullsisë, reduktimi i lindjeve dhe emigrimi.

Përbërja gjinore tregon se sa meshkuj dhe femra janë në mosha të ndryshme, pshm më 1 Janar 2011 më shumë meshkuj se femra jetonin në Shqipëri: 50,1 % ishin meshkuj dhe 49,9 % femra. Më 1 Janar 2021 shifrat ndryshuan: 49,8 % ishin meshkuj dhe 50,2 % femra.

Në 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011. Jetëgjatësia në lindje është rritur nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në vitin 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkuj dhe 79,6 vjet për femra. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Gjatë periudhës 2011-2020 emigruan mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë njerëz jashtë vendit, ndërsa rreth 24 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 6.210 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa vajza. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, zakonisht ka më shumë gra se burra në secilën grup-moshë të popullsisë; kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë. Jetëgjatësia në lindje e ilustron më së miri këtë: siç e përmendëm edhe më parë, ka pasur një rritje nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkujt dhe 79,6 për femrat. Kjo do të thotë se gratë priten të jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Etiketa: EmigrimiInstatKryesore1lindjetplakje

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Kapen 96.5 kg drogë në Shkodër, arrestohen 4 trafikantët (EMRAT)

Kapen 96.5 kg drogë në Shkodër, arrestohen 4 trafikantët (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com