GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emigrimi do mbyllë shkolla e klasa, zbulohet dokumenti. 4 qarqet në rrezik

12:46 - 30/10/21
në Fact-Checking & Analize, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrimi do mbyllë shkolla e klasa, zbulohet dokumenti. 4 qarqet në rrezik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emigracioni do të çojë vendin drejt shpopullimit të nivelit të lartë dhe mbylljen e disa shkollave deri në vitin 2031. Ministria e Arsimit ka publikuar së fundmi strategjinë  e arsimit për vitin 2021-2026, ku evidenton se me tkurrjen e popullsisë do të reduktohet edhe numri i nxënësve, çka do të çojë në mbylljen e disa shkollave. Konkretisht, skenari më pozitiv parashikon që deri në vitin 2031, Shqipëria të ketë 116 mijë banorë më pakë, por nëse emigracioni vazhdon në këto rimte të larta, ka gjasa që te regjistrohen 269 mijë persona më pak deri në 2031.

“Skenari i rritjes së mesme të projeksioneve të përditësuara të popullsisë parashikon se popullsia e Shqipërisë do të tkurret nga 2,862,427 në vitin 2019 në rreth 2,745,996 në vitin 2031 pra me 4.07%. Ky skenar bazohet në hipotezat mesatare të lindshmërisë, vdekshmërisë dhe migracionit. Ndërkohë që sipas skenarit të rritjes së ulët, ku supozohet rënie e mëtejshme e lindshmërisë dhe rritje të numrit të emigrantëve, popullsia e Shqipërisë pritet të arrijë në 2,592,976 banorë në vitin 2031”, thuhet në raport.

Ky reduktim i popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në pakësimin e nxënësve dhe studentëve, pasi nga viti në vit zvogëlohet numri i regjistrimeve të reja. “Në pesë vitet e fundit vërehet një prirje e qartë – zvogëlimi i numrit të fëmijëve/nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar që është rezultat i tkurrjes së popullsisë rezidente, si për shkak të uljes së lindshmërisë, ashtu edhe për shkak të migrimeve dhe emigrimeve”, thuhet në raport.

Braktisja e masive e shkollave për shkak të arsyeve të lartpërmendura ka bërë që shumë shkolla të shkojnë drejtë mbylljes dhe klasat të shkrihen në një të vetme. Pra, ndër vite është raportuar si problem zhvillimi i mësimit në klasa kolektive, sidomos në zonat e thella, por në kohën që punohet për eliminimin e këtij fenomeni ai po shtohet. Vetë Ministria e Arsimit raporton se deri në vitin 2019 rreth 26 mijë nxënës  në të gjithë vendin, nga 28 mijë në total, zhvillojnë mësimin në klasa kolektive. Kjo ndodh për shkak se nuk plotësohet numri minimal i nxënësve për të formuar një klasë më vete.

Qarqet më problematike

Në këtë dokument, Ministria e Arsimit tregon se kjo problematike haset në të gjithë vendin dhe po bëhet çdo vit edhe më shqetësuese, aktualisht 6.56% e nxënësve në total. Por deri në 2020 numër i lartë nxënës që braktisin shkollat dhe shtimi i klasave kolektive regjistrohet në qarkun e Durrësit, qarkun e Kukësit, qarkun e Dibrës dhe atë të Lezhës.

“Numri i nxënësve në klasat kolektive vazhdon të jetë i konsiderueshëm. Në vitin shkollor 2018/19, nga 282,906 nxënës në arsimin bazë, 25,863 ose 9.14% vijonin mësimin në klasa të bashkuara kolektive. Përqindja e nxënësve që vijojnë mësimin në klasat të bashkuara kolektive është më e madhe në Qarkun e Kukësit (24.64%) dhe të Gjirokastrës (19.26%), ndërsa më e vogël në Qarkun e Durrësit (1.85%) dhe të Lezhës (5.83%). Ndërkaq, në vitin 2019/20 numri i nxënësve që vijojnë mësimin në klasa kolektive ka rënë në 23,188 ose 8.56% të numrit të përgjithshëm të nxënësve në arsimin bazë”, thuhet në dokument.

Ndër të tjera, në këtë raport evidentohet se, tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën shkollore. Sipas të dhënave në dispozicion, 321 institucione arsimore të llojeve të ndryshme nga 11 bashki janë prekur nga tërmeti, prej të cilave 76 janë të papërdorshme dhe duhet të rrënohen, 75 pjesërisht të papërdorshme, por mund të riparohen, ndërsa 170 kanë pësuar dëmtime të lehta [52]. Përveç infrastrukturës, janë dëmtuar edhe asetet fizike, përfshirë mobilet, laboratorët, bibliotekat, etj. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në bashkitë Tiranë dhe Durrës ku janë prekur respektivisht 55% dhe 21% e godinave shkollore.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: emigrimkryesore2Shkolla

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Akuzat për shpërdorim detyre, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH

Akuzat për shpërdorim detyre, gjykata vendos për fatin e ish-drejtorit të RTSH

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com