GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emigrimi, VOA: Shqipëria në vështirësi për punëtore të kualifikuar

19:46 - 25/03/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Emigrimi po çon popullsinë drejt plakjes, shifrat alarmante të INSTAT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, zhvillimi me shpejtësi vitet e fundit i sektorit të turizmit dhe atij të ndërtimit ka nxjerrë në pah nevojën për më shumë specialistë dhe punonjës të kualifikuar, që t’i përgjigjen këtyre ritmeve. Aktualisht, në 11 qendra të vendit funksionojnë 37 shkolla profesionale publike me 23 drejtime mësimore, ku marrin pjesë rreth 18 mijë e 300 nxënës. Drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli, thotë se nga viti në vit shkolla ka ardhur duke ju përshtatur nevojave të tregut të punës.

“Drejtimet që janë zgjedh, janë sjellë në vartësi të kërkesave që ka pasë tregu. Drejtimet më të kërkuara sot janë hoteleri-turizmi dhe ekonomi-biznesi. Hoteleri-turizmi sepse është shumë më e gjërë dhe janë shërbime që janë në mënyrë të vazhdueshme më të kërkuara. Por edhe ekonomi-biznesi nuk ngelet pas, sepse nxënësit, pasi mbarojnë shkollën e mesme, kanë mundësi të mira për të vazhduar edhe shkollën e lartë”, thotë ajo.

Në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati’ mësojnë rreth 700 nxënës në degët hoteleri-turizëm, ekonomi-biznes dhe tekstil-konfeksione. Përveç praktikave brenda shkollës, ata kryejnë rregullisht praktikat mësimore edhe pranë bizneseve të zonës. Çdo vit, nga kjo shkollë diplomohen, në të tre degët e saj si teknikë të mesëm, rreth 150 nxënës, por jo të gjithë përfshihen në tregun vendas të punës pasi një pjesë prej tyre largohen duke kërkuar punë në Europë, ku edhe njihet diploma e tyre.

“Shikojmë që çdo ditë e më tepër ka nevojë për fuqi punëtore, por, në momentin që kemi një nxënës të kualifikuar, pra një punëtor të kualifikuar dhe një pagesë të mirë, atëherë edhe punësimet do të vijnë. Kemi vërejtur se rreth 73% e nxënësve janë punësuar pas përfundimit të shkollës dhe ky është një tregues i mirë. Ndërsa më pak se 10% janë larguar jashtë shtetit”, thotë drejtoresha e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër, Merita Zeneli.

Në Shqipëri sektori i turizmit ka ecur me hapa më të shpejtë se sa përgatitja e specialistëve dhe punonjësve të kualifikuar. Profesoreshë Mirjam Dibra, e cila drejton departamentin e turizmit në Universitetin e Shkodrës, thotë se ka qenë kjo arsyeja për të hapur degën e turizmit, ku studentët, edhe përmes praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit, aftësohen për të punuar dhe drejtuar sektorin turistik.

“Përveç praktikës, si pjesë e kurikulave, studentët kanë mundësi që të zhvillojnë edhe praktika në Gjermani, Itali. Po kështu, vazhdojmë të punojmë për praktikë një vjeçare në Amerikë, ku janë dërgu tre grupe studentësh, 14 gjithsejt, dhe shpresojmë që puna e mirë që po bëjnë të hapë rrugë për studentët e tjerë. Por, kërkoj nga bizneset turistike të vlerësojnë shumë këtë kontigjent që vjen aq i përgatitur nga puna në resortet prestigjoze amerikane”, thotë profesoreshë Mirjam Dibra.

Vitet e fundit, nga Shqipëria largohen drejt emigracionit rreth 40 mijë persona në vit, pjesa më e madhe në moshë të re, disa të sapodiplomuar për mjekësi, infermieri, apo në degën e turizmit. Profesoreshë Dibra thotë se, është e nevojshme që biznesi turistik, në kushtet kur është i etur për punonjës të kualifikuar, t’i motivojë specialistët e rinj të sapodiplomuar dhe t’i vlerësojë me pagë dinjitoze, që ata të shërbejnë brenda vendit.

“Në këtë moment, kur paga minimale e punës është rritur dhe bizneset turistike janë të etur për fuqi punëtore, them se të rinjtë mund ta gjejnë shumë më mirë veten e tyre në industrinë turistike tonën, e cila tashmë ka filluar të pjeket dhe të kuptojë se sa e rëndësishme është fuqia punëtore e kualifikuar. Kështu që, mendoj se është një etapë kthese në historinë e zhvillimit të industrisë turistike në Shqipëri përsa i përket vlerësimit të fuqisë punëtore”, thotë ajo.

Ndërkohë që në Shqipëri, nga viti në vit po vjen në rritje të shpejtë kërkesa për shërbime turistike, një anketë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, zhvilluar vjeshtën e vitit 2022 në bizneset e hotelerisë, ka arritur në përfundimin se 56% e tyre kanë ndjerë mungesën e fuqisë punëtore dhe se, në pikun e sezonit turistik veror, pjesa më e madhe punuan me mangësi në stafet e tyre.

/VOA/

Etiketa: Emigrimifuqia punetoreKryesore1punetoreVOA

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Xhaka tregon krenarinë për origjinën e tij gjatë dokumentarit

VIDEO/ Supergol në Serbi, Xhaka fantastik me Zvicrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com