GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako 2 tendera me shkelje në një ditë, 430 milionë lekë për oligarkët e njohur

16:15 - 09/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Emiriana Sako 2 tendera me shkelje në një ditë, 430 milionë lekë për oligarkët e njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy tendera abuziv ka mbyllur në një ditë krybashkiakia e Durrësit, Emirana Sako. Bashkia Durrës është renditur në një nga njësitë vendore më problematike sa i përket tenderëve pa garë, por Sakos nuk i bën përshtypje aspak. Përkundrazi këtë herë ka vjedhur 430 milionë lekë nga taksapaguesit përmes tenderëve abuzivë.

Tenderi i parë, kap vlerat 390 milionë lekë për  të blerë mjete për largimin e plehrave. Bëhet fjalë për tenderin  me numër reference REF-27550-05-05-2022, kohëzgjatja e të cilit është 30 dit. Pra për një muaj kompania fituese do të marrë 390 milionë lekë nga taksat tona për disa mjete. Ndërsa Durrësi vazhdon të jetë i ndotur dhe mbeturinat i shohim vend e pa vend. Pavarësisht se çdo vit bashkia shpenzon miliona lekë me justifikimin se do të pastrojë territorin dhe menaxhojë mbetjet urbane, Durrësi kthehet në një det mbeturinash në sezonin e verës.  Prandaj, këtu lindin dyshime pse Sako duhet të shpenzojë 390 milion lekë për pajisje për mbeturina, që në fakt nuk vihen në funksion.

Dokumentet e publikuara japin përgjigje për këtë pyetje dhe lënë të kuptohet se qëllimi i vetëm i këtij tenderi është vjedhja e fondeve. Pasi Sako ka shkelur hapur ligjin dhe ia ka falur kompanisë  së njohur edhe më parë për  marrjen e projekteve pa garë.  Fituese është kompania  “ALBANIA MOTOR COMPANY” me administratorë  Christos Liasi, Adrian Dulaku. Kjo kompani është denoncuar edhe më parë për tenderët pa garë që ka fituar më së shumti nga Bashkia Tiranë, sa herë që kjo e fundit kishte nevojë për mjete për pastrim, për ujësjellës apo nevoja të tjera. Por, rasti më i përfolur është ai tenderit blerjen e 36 autoambulancave të nivelit A, në vitin 2020. Nga nevoja urgjente për shkak të koronavirusit. Në kohë krize “ALBANIA MOTOR COMPANY” i përlau  2 miliardë lekë pa garë. Në fakt në këtë rast kishim të bënim me fitues të paracaktuar, pasi edhe në vitin 2018  kjo kompani ishte shpallur fituese për tender me objekt të njëjtë, sërish pa garë.  Duke qenë se tashmë ishte bërë rrugë, edhe Sako si shokët i fali tenderin 390 milionë lekë pa garë për pajisje që mbeten në magazinë.

 

Tenderi për uniformat

Sikur e cekëm më lartë  Sako ka mbyllur edhe një tjetër tender pa garë, i cili kap vlerat e  37 milionë lekëve. Bëhet fjalë për projektin me numër reference  REF-28121-05-10-2022 dhe objekt  “Blerje uniforma për Policinë Bashkiake”. Këtë vlerë të lartë, Sako po e hedh për lecka ndërsa ka shkelur ligjin me të dyja këmbët.

Së pari, për këtë tende kanë paraqitur ofertë 4 kompani, por 3 prej tyre janë skualifkuar pa asnjë argument konkret duke lënë në garë pjesëmarrësin Gentian Sadiku. Pra, për këtë tender nuk është zhvilluar një garë, por fituesi është shpallur në shkelje të ligjit të konkurrencës.  Shkelje tjetër evidentohet se, Gentian Sadiku ka paraqitur ofertën 37 milionë lekë,  oferta më e shtrenjtë nga të gjitha të tjerat. Pasi, dy kompanitë e tjera kanë paraqitur ofertë për kryerjen e shërbimit  edhe me 31 milionë lekë. Duke shkelur këtu pikën për fondin limit, ku kërkohet që të merret në konsideratë oferta më e ulët.

Ndërkohë, përzgjedhja e Gentian Sadikut si fitues bie në sy. Pasi Gijotina.com e ka denoncuar më parë për tenderët pa garë që ai merr. Së fundmi më shumë tendera i janë falur nga Bashkia Elbasan dhe ajo Tiranë. Kjo e fundit vetëm dy ditë më parë i dha në shkelje të ligjit projektin 56 milionë lekë për blerje çarçafësh. Ndërsa “Open Data” ka denoncuar se si brenda një muaji Gent Sadiku fitonte dhjetëra tendera pa garë nga e njëjta bashki, ndërsa po të marrim tendera në total për një muaj ai fitonte mbi 20 të tillë/ Gijotina.com/

 

 

 

 

Etiketa: 2 oligarkeabuzmBashkia DurresEmiriana Sakokryesore2shkeljetender

Lajme të lidhura

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?
Breaking Views

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
E goditi me thikë pas shpine, autori i vrasjes në Sarandë: Më mirë të kisha vdekur vetë

E goditi me thikë pas shpine, autori i vrasjes në Sarandë: Më mirë të kisha vdekur vetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26

Sali Berisha njofton se 4 vende anëtare të Bashkimit Europian, bllokojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit. Sipas Berishës,...

Lexo më shumë
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com