GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako blen 530 metër kub beton, 41 milionë lekë ikin pa garë

11:31 - 01/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Emiriana Sako blen 530 metër kub beton, 41 milionë lekë ikin pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trashëgimia e Vangjush Dakos në Durrës materializohet në kullat që mbytën parkun arkeologjik dhe tek veliera prej betoni që fsheh bukurinë e torrës së qytetit. Kjo lloj arrogance vërshon edhe në gjakun e krybashkiakes Emiriana Sako, sepse korrupsioni është ADN e pushtetit të korruptuar! Pra, edhe 5 lekë të kenë mbetur nga buxheti, ato do të shkojnë për beton. Sigurisht, jo për shtëpitë e të pastrehëve që la tërmeti, por për trotuare dhe fasada. Kështu, paratë e fundit nga buxheti i bashkisë për vitin 2023, Sako i çon për beton.

Një ditë më parë raportuam se si kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako po shpenzon sa qimet kokës për një plak dëbore dhe për të zbukuruar fasadën e bashkisë me drita. Dhe së fundmi, Sako do të blejë 530 metër kub beton për Ndërmarrjen Shërbimeve Komunale Durrës.

Gara është mbyllur më datë 30 tetor 2023 dhe fituesi është shpallur po në atë ditë.

Gjithçka prokurimi u zhvillua shumë shpejt për shkak se nuk pati një garë të mirëfilltë. Siç shohim nga dokumentet, vetëm firma GRIALD SHPK, në pronësi të Gëzim Halilit ka dorëzuar një ofertë sa 99% e fondit limit.

Duke iu referuar ligjit “Për Prokurimet Publike” Sako në këto kushte duhej të anulonte procedurën sepse ligji kërkon që të vazhdojë gara vetëm nëse ka 2 ose më shumë ofertuese. Por, synimi i Sakos është vetëm të çojë fondin tek biznesmenët e paracaktuar.

Në mungesë të konkurrencës, krybashkiakja ia ka dhuruar këtë tender Halilit, i cili ka për detyrë që deri në fund të këtij viti të dërgojë beton tek Komunalja në Durrës.

Duke mos dhënë asnjë sqarim për këto tenderë, se ku shkojnë milionat nga taksat e qytetarëve, ndërkohë Sako blen çdo vit të paktën 40-50 milionë lekë beton.

Beton çdo vit

Vitin e shkuar kryetarja Sako ka nënshkruar po në të njëjtën periudhë tenderin me objekt  “Blerje betoni, viti 2022”, konkretisht vetëm për muajin nëntor dhe dhjetor. Sako ka shpenzuar 40 milionë lekë (pa llogaritur TVSH) për këtë kontratë që është firmosur në shkelje të ligjit të prokurimit. Edhe ky tender është dhënë pa garë.

Sipas dokumentacionit edhe pse procedura për këtë tender ka zgjatur 1 muaj,  vetëm firma “KORABI 2007” e Shkëlqim Kupës ka paraqitur ofertë. Sako në këtë rast duhet të anulonte procedurën dhe të rishikonte kriteret, që shpesh bëhen shkak për abuzimin me tenderët.

Por, krybashkiakia e Durrësit, duke qenë se në garë ka qenë një privilegjuar i qeverisë, ka firmosur fitoren për Kupën. Kështu, edhe ky tender është dhënë pa konkurrencë dhe 40 milionë lekë janë xhiruar padrejtësisht tek Kupa, me të cilin Sako parashikonte të furnizonte 540 metër kub beton.

Të dy tenderët janë klasifikuar nga Open Data me risk të lartë korrupsioni, prandaj janë shënuar me “Flamurin e kuq”.

Me sa duket, kjo situatë do të vazhdojë të përsëritet, sepse industria e beton-korrupsionit kërkon lëndë të parë, ndërsa SPAK-u është i zënë me “peshqit e mëdhenj”.

Lexo edhe: Sako gati për Krishtlindje, jep 123 MLN lekë për plakun prej dëbore

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbetonEmiriana Sakotender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Lefter Maliqi shkon në SPAK, ja për çfarë do të pyetet…

Lefter Maliqi shkon në SPAK, ja për çfarë do të pyetet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com