GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako blen 83 mln lekë inerte në shkelje të ligjit/ Çfarë e lidh kompaninë fituese me bashkinë?

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Emiriana Sako blen 83 mln lekë inerte në shkelje të ligjit/ Çfarë e lidh kompaninë fituese me bashkinë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Durrës vazhdon të mbajë rekord, pas asaj të Tiranës, për numrin e lartë të tenderëve pa garë që zhvillon çdo muaj. Sako është denoncuar disa herë për abuzimet me tenderët, sidomos ato të procesit të rindërtimit, por deri më sot nuk është marrë asnjë masë ndaj saj. Kështu, ajo ka vazhduar të shpik çdo muaj të paktën nga një kontratë, të cilat mbyllen në pak ditë pa garës për të pasuruar oligarkët e Sakos. Sigurisht edhe kjo e fundit përfiton përqindjen e saj, për rrugët që iu hap këtyre kompanive që përpijnë fondet e qytetarëve.

Këtë herë Sako ka hapur një tender për blerje inertesh për vitin 2022. Në dokumentet e këtij tenderi evidentohet se është vënë në dispozicion fondi prej 83 milionë lekësh për të gjithë vitin, në fakt fituesi do të marrë këto para vetëm, për 6 muajt që kanë mbetur. Që këtu nisin një sërë shkeljesh që ka bërë Sakon përmes këtij tenderi, ndërsa më poshtë vihet re se kompania “KEGLI-DURI SHPK” e ka marrë këtë tender pa garë. Në dokumente thuhet se për këtë projekt nuk ka treguar interes asnjë kompani tjetër dhe ligji në këtë rast kërkon pezullimin e garës. Por, Sako sikur vepron gjithmonë në këto raste, ka zgjedhur një nga kompanitë e saj që bashkëpunon gjithmonë dhe ja ka falur këtë tender.  Kështu, në shkelje të plotë të konkurrencës, Sako shpalli fituese “KEGLI-DURI SHPK” me administrator  Durim Babasi.

Ndërkohë një shkelje tjetër është se kjo kompani ka paraqitur ofertë sa 99% e fondit limit, duke abuzuar kështu me ligjin në mënyrë të hapur. Ndërsa më tutje evidentohet se “KEGLI-DURI SHPK” ka përfituar në çdo vit tendera nga Bashkia Durrës me të njëjtit objekt. E pra sikur duket, në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të përcaktuar. Ndërsa vlen t’u shtuar se “KEGLI-DURI SHPK” ka përfituar tenderë pa garë pothuajse nga të gjitha bashkitë  e vendit, por kryesisht Bashka Durrës, Shijak, Krujë, Tiranë dhe Kamëz, ku secili prej tyre kap vlerat mbi 20 milionë lekë.

Gjithsesi, le të përmendim këtu tenderi pa garë për blerje çakulli nga Bashkia Krujë. Kjo bashki i ka dhënë “KEGLI-DURI SHPK” 40 milionë lekë të vjetra pa zhvilluar garë sikur e kërkon ligji.  Gjithashtu, para pak javësh Bashkia Krujë i ka dhënë një tjetër tender pa garë kësaj kompanie. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “ Ndërtim muri mbajtës pranë përroit të Bardharit, rruga e Bruzëve, Nj.A.Fushë Krujë”, nga i cili “KEGLI-DURI SHPK” ka futur në xhep  38 milionë lekë.

 

Pavarësisht ankesave të bëra për këtë tender, Bashkia ka vazhduar me procedurat e saj dhe asnjë masë nuk është marrë nga KPPP dhe APP. Ndërsa Bashkia Durrës i ka dhënë në muajin qershor një tjetër tender me  vlerë 33 milionë lekë për mirëmbajtjen e shëtitoreve në qytet.  Nuk dihet se cila është lidhja e ngushtë e kompanisë “KEGLI-DURI SHPK” me këto dy bashki, por faktet tregojnë që në çdo muaj ato në bashkëpunim gjejnë rastin për të nënshkruar të tilla aferave korruptive që paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

 

 

 

Etiketa: “KEGLI-DURI SHPK”Emiriana Sakoinertekryesore2tendertender pa gare

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
Deputetët e krahut të Alibeajt në protestë/ Berisha: E kishin detyrim moral

Denoncimi/ Berisha: Rama po përdor NATO-n për të mbuluar mega-aferën në Portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com