GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Emiriana Sako dyfishon rrogën e vet, zhgënjehen pensionistët e Durrësit: “Për ne 4%”

17:19 - 08/11/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Emiriana Sako dyfishon rrogën e vet, zhgënjehen pensionistët e Durrësit: “Për ne 4%”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur shumë pensionistë dhe familje në nevojë po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, rritja e pagave të drejtuesve të bashkisë së Durrësit, përfshirë kryetaren Emiriana Sakon, ka ngjallur jo pak pakënaqësi në radhët e qytetarëve, veçanërisht pensionistëve.

Ata ndihen të lënë pas dore, duke shprehur shqetësimin se fondet që shkojnë për këto rritje, mund të përdoren për t’i ndihmuar në përballimin e kostove mujore, të cilat vetëm sa po shtohen.

“I ka vajtur 290 mijë. Të mos e marrë aq shumë dhe pak nga ato t’ia japë pensionistëve. Do të jetë dhe më e kënaqur dhe do fitojë më tepër popullaritet Emiriana”, shprehet një qytetare.

“Nuk është mirë fare. Tani dola unë dhe as një kafe nuk e piva se s’kisha as 500 lekë për kafe. Vaj medet se një pension ku del derisa të marrësh tjetrin?! Të na ndihmonte bashkia, jo vetëm të vetët”, shprehet një tjetër.

“Ne dy pensionistë me 350 mijë lekë kalojmë muajin. Aq keq sa s’ka. I lutemi Zotit të na bijë goca 50 euro…Mos t’i japin atyre (drejtuesve më shumë), po të na japin dhe ne të lëpihemi nga pak”, thotë një tjetër.

“Ditë për ditë dalim e rrimë këtu dhe presim. Asgjë s’po bëhet. Pse t’i ndajnë veç?! Drejtuesit veç dhe këta veç. Populli nuk do të hajë? Vetëm këta të mëdhenjtë?! Ktheje nga vetja jote, a të del ty dhe pastaj fol sa do e ngresh”, thotë një pensionist.

Mes rritjes së çmimeve, pensioneve të ulëta dhe mungesës së përkrahjes sociale, ata ndihen të pambrojtur dhe të pafuqishëm.

“Ato të bashkisë i kanë rrogat e veta, po ne nuk i kemi mundësitë t’i plotësojmë kushtet. Shumë dobët. Skandal. S’kam koment të flas për këtë”, shprehet një tjetër.

Etiketa: Emiriana SakoKryesore1

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Emri/ U kap në “shtëpi bari”, 16 muaj burg për shqiptarin

Emri/ U kap në “shtëpi bari”, 16 muaj burg për shqiptarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com