GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sako harxhon 374 milionë lekë për makina, i fal tenderin kompanisë

14:02 - 15/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiakja Sako, e denoncuar shpesh nga Gijotina.com për tenderat me shkelje, ka zgjedhur këtë radhë Komunalen e Plazhit për të shpërdoruar një fond të taksapaguesve.

Kryebashkiakja Sako, e denoncuar shpesh nga Gijotina.com për tenderat me shkelje, ka zgjedhur këtë radhë Komunalen e Plazhit për të shpërdoruar një fond të taksapaguesve.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shërbimet komunale në qytetin e Durrësit i merr me vete shiu sa herë që bie dhe përmbyt rrugët dhe banesat. Por, sërish në emër të këtyre shërbimeve vazhdohet të harxhohen qindra milionë lekë. Kryebashkiakja  Emiriana Sako, e denoncuar shpesh nga Gijotina.com për tenderat me shkelje, ka zgjedhur këtë radhë Komunalen e Plazhit për të shpërdoruar një fond të taksapaguesve.

Me datë 14 nëntor 2022 është  mbyllur prokurimi me objekt “Blerje mjete të ndryshme për nevoja të Ndërmarrjeve të Shërbimit Komunal Durrës dhe Plazh”. Edhe pse vendi në krizë, Sako po sigurohet që të pajisë me makina militantët para zgjedhjeve që do të zhvillohen në maj 2023.

Ndërsa vihet re se fondi i vënë në dispozicion fondi  37 498 333,00 lekë, ose mbi 374 milionë lekë të vjetra. Sako nuk është kursyer asnjëherë kur vjen fjala për komoditetin e punonjësve të institucioneve në varësi të saj. Kështu fuoristrada duhet të jetë me ajër të kondiciunuar, Euro 5,  dhe të tjera kritere që specifikohen në këtë dokument.

Ndërkaq vihet re se Komunalja nuk po blen mjete të reja për pastrimin e plazhit. Por nga ato të mbaruarat që kanë përshkruar 300 mijë kilometra. Emiriana Sakos nuk i pret koha fare, prandaj ajo ka nxituar ta japë këtë tender pa garë fare. Në dokumentin e publikuar nga Open Data Albania, ky prokurim është nënvizuar me “flamurin e kuq”, për mungesë konkurrence. Evidentohet se nga data e hapjes së garës deri në mbylljen e saj vetëm kompania “ALMETA GMBH” ka paraqitur ofertë.

Sako fali tenderin duke shkelur ligji pikërisht tani që duhet të bëhet më korrekte, sepse zgjedhjet po afrojnë. Agjencia e Prokurimeve Publike e ka regjistruar këtë tender, madje edhe kontratën e fituesit pa kontrolluar më parë shkeljet që përmban ajo. Kështu ka shpëtuar në çdo herë Sako! Madje ndaj saj nuk janë marrë masa, qoftë edhe verifikuese, edhe në rastet kur është denoncuar në media apo në Komisionin e Prokurimeve Publike.

Kompania pa licencë

Kompania fituese është një shkelje tjetër që regjistrohet në këtë tender.  “ALMETA GMBH” është në pronësi të biznesmenit Behar Almeta. Biznesmeni, i cili vetëm në 2 vitet e fundit ka arritur të mbledh 62,613,511.00 lekë nga tenderët. Ai ka fituar tenderë nga  të gjitha bashkitë.

Por, bien më sy këto të fundit që i janë dhënë në tetor nga Raçka e Korçës për blerjen e 2 zjarrfikëseve, nga bashkia Kuçovë për të njëjtin objekt dhe tenderi i dhënë këtë të martë nga Sako. Almeta ka fituar disa tenderë të tillë, edhe pse këto shërbime nuk regjistrohen në objektin e veprimtarisë. Madje kompania nuk figuron e regjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për shtijën e mjeteve.

Por, sipas kërkimeve të bëra nga Gijotina.com rezulton që ka vetëm certifikata për transport mjetesh, por jo tregtim të tyre. Me siguri Sako as nuk i kryen kontrolle të tilla. Pasi ajo tenderët i harton posaçërisht për një kompani të paracaktuar si fituese.

Lexo edhe:  Katër tendera pa garë/ Në mes të krizës, Sako harxhon 370 mln lekë për dritat në rrugica

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimDurrësEmiriana Sakokryesore2makinaProkurimshkelje ligjitender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com