GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako i xhiron 600 milionë lekë vëllait të ish-kryebashkiakut, do pastrojë puset

15:47 - 22/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Emiriana Sako i xhiron 600 milionë lekë vëllait të ish-kryebashkiakut, do pastrojë puset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke qenë se çdo projekt kthehet në një aferë përvetësimi të fondeve, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako po shton ortakët kudo. Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me biznesmenë të krahut të djathtë.

Pak ditë më parë Bashkia Durrës ka firmosur tenderin “Ndërtim puse duplikant, rrethim dhe pastrim të puseve ekzistuese në zonën e shërbimit të shoqërisë rajonale UK Durrës”. Për këtë tenderë janë vënë në dispozicion fondin limit 500 milionë lekë pa tvsh. Kujtojmë se Ujësjellësi është në varësi të Bashkisë Durrës dhe Sako kontrollon çdo lëvizje që ndodh në atë shoqëri.

Janë shumë para dhe kryebashkiakja është kujdesur që t’ua xhirojë kompanive të paracaktuara. Në dokumente tregohet se  AKM shpk, Alba Konstruksion shpk  dhe A.SH. Engineering shpk kanë paraqitur së bashku ofertën me vlerë 492 milionë lekë pa TVSH (ose rreth 600 milionë lekë me TVSH). Një ofertë e shtrenjtë, sa 99% e fondit limit! Në këtë moment, tenderi duhej të anulohej sepse nuk ka ofertë të përshtatshme.

Por, pavarësisht vlerës, Sako ka firmosur kontratën me këto tre firma që garuan me këtë ofertë të përbashkët. Në fakt garë nuk ka pasur fare, sepse edhe në kontratë theksohet që nuk ka operatorë të skualifikuar, çka do të thotë që këto firma nuk kanë pasur konkurrencë.

Këtu shtohet e një tjetër shkelje, mbyllja e tenderit në mungesë të konkurrencës.

Ndërkohë, po të shohim në duart e kujt kanë vajtur ky fond, del që afera është edhe më e madhe.

 

Kompania “A.K.M shpk’ ka si pronarë Mihal Shkëmbin, firma “A. SH Engineering shpk” drejtohet nga Arjan Shtëmbari, ndërsa Alba Konstruksion shpk është në pronësi të Xhavit Ismailit.

Pikërisht ky i fundit mund të ketë siguruar njohjet për të përfituar tenderin, sepse ai është vëllai i Fiqiri Ismailit, ish-kryetarit demokrat të Bashkisë Vorë, i cili qëndroi në atë detyrë për plot 16 vjet.

Në të vërtetë, Fiqiriu është ai që qëndron pas kësaj firme që çdo herë i siguron kontrata publike me influencën e tij. Sidomos kur tenderi është në vlerë të madhe, për hir të fitimit kapërcehen “ndarjet” politike.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimpuseSakotender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Ekzekutoi ish-dhëndrin, Prokuroria kërkon burg përjetë për Mexhit Picarin

Ekzekutoi ish-dhëndrin, Prokuroria kërkon burg përjetë për Mexhit Picarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26

Gjykata ka lënë në burg 67-vjeçarin, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale ose homoseksuale...

Lexo më shumë
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:54 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com