GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako jep 337 MLN lekë pa garë për zjarrfikëse, çmimi 100 MLN lekë më shtrenjtë se tregu

13:55 - 13/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Emiriana Sako jep 337 MLN lekë pa garë për zjarrfikëse, çmimi 100 MLN lekë më shtrenjtë se tregu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këto ditë zjarresh që kanë pushtuar vendin, një blerje makinash zjarrfikëse është gjëja e duhur. Dhe kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, që mban kurorën për abuzime me tenderat, kap momentin për të “rinovuar” flotën e zjarrfikëseve.

Por, edhe këtë investim me kaq rëndësi dhe urgjencë, Sako nuk e lë të kalojë pa shkelje të ligjit.

Në të njëjtën ditë ajo ka hapur dy tenderë. Njëri prej tyre ka si objekt ‘Blerje automjet zjarrfikës për Drejtorinë e MZSH-së’ dhe i janë vënë në dispozicion 233 milionë lekë.

Theksojmë këtu se do blihet vetëm një makinë zjarrfikëse.

 

Shpërdorimi i parave nis qysh para njoftimit të tenderit, kur bëhet përllogaritja e fondit limit. Në nuk e dimë se çfarë metodë ka ndjekur, komisioni i Sakos për caktimin e fondit limit, por tregu e tradhton shifrën e fryrë që është vendosur për blerjen e një makine zjarrfikëse.

Sipas specifikimeve teknike, makina e kërkuar është e vogël, me kapacitet 5000 Litra. Po ku e gjetën që çmimi i kësaj makine i vitit 2022 me këtë kapacitet uji, është 233 milionë lekë pa shtuar TVSH?

Më poshtë gjetëm çmimet e sotme të makinave zjarrfikëse më të mira dhe me kapacitet edhe më të lartë, prodhim i vitit 2024, në mbarë botën.

 Mercdes Benz, viti 2024, që është më e mira dhe më e shtrenjta, kushton 199500 Euro.

Zjarrfikëse japoneze ISUZU me kapacitet dyfishin e asaj që kërkon bashkia Durrës, me standard evropian Euro 5, kushton 120000 dollarë deri në 198 600 dollarë.

 

Por ka edhe zjarrfikëse të markave të tjera me çmime të arsyeshme, që nuk po i paraqesim për arsye vendi, me vlerë shumë poshtë çmimit që bashkia kërkon.

Pra, fondi limit, mesatarisht 100 milionë lekë më i shtrenjtë se tregu, është vendosur në interes të operatorit që favorizohet.

Ndërkohë, vërejmë se janë paraqitur dy oferta,  ku firma ANTIGONE RENTALS Shpk kishte ofertë me vlerë  225 milionë lekë dhe kompania tjetër START CO Shpk një ofertë me vlerë 214 milionë lekë. Kjo e fundit kishte ofertë 11 milionë lekë më lirë se operatori fitues, dhe 12.3 milionë lekë më lirë se fondi limit. Këto do ishin para të kursyera, nëse Sako do respektonte ligjin.

Madje, është skualifikuar oferta më e ulët dhe kontrata i është dhënë tjetrës pa konkurrent përballë.

Më datë  30 maj 2024 u mbajt tenderi dhe u regjistrua si e vlefshme vetëm oferta e firmës  “ANTIGONE RENTALS” shpk. Gjatë kësaj kohe nuk u publikua asnjë vendim, dhe vetëm pas gati  2 muajsh, më datë 12 korrik 2024, u publikua kontrata e firmosur. Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e kuq”, për mungesë konkurrence. Kjo është shenja që tregon riskun e korrupsionit.

Në të njëjtën ditë është publikuar edhe kontrata e tenderit tjetër me objekt  ‘Blerje automjet i vogël zjarrfikës (Pickup)’. Për këtë tender janë vënë në dispozicion 104 milionë lekë. Siç e shohim, kemi një përsëritje skenari si në rastin më sipër, veçse në këtë prokurim është shtuar edhe një kandidat tjetër, firma TIRANA AUTO S, e cila ka bërë pjesëmarrje fiktive, pasi (sipas bashkisë) nuk dorëzoi asnjë ofertë. Kështu, si një Déjà vu edhe ky tender nuk pati garë, megjithëse ANTIGONE RENTALS Shpk dhe START CO Sh dorëzuan propozimet e tyre. Kjo e fundit sërish kishte paraqitur ofertë më ekonomike se kompania tjetër, por prapë u përjashtua nga gara me arsyetimin se ‘Nuk përmbush piken 2.2.3 te Kapacitetit Ekonomik dhe Financiar’.

Dhe në fazën finale sërish vetëm kompania ANTIGONE RENTALS Shpk, fitoi kontratën me ofertë rreth 100 milionë lekë.

Edhe këtë rast Sako e mbajti në sirtar kontratën deri më datë 12 korrik 2024, kur me sa duket u zgjua nga zjarret dhe vendosi t’i japë dritë jeshile blerjes. Këtu ka edhe një shkelje tjetër, që mund ta verifikojë KLSH, pasi ndarja në dy tendera e blerjes së dy makinave nuk është e mbështetur në ligj, por bëhet me qëllim për të rregulluar kufirin monetar të kontratës.

Sipas vendimit të qeverisë, “Kufiri monetar është vlera monetare, sipas së cilës përcaktohen rregullat procedurale, kryesisht në përcaktimin e afateve kohore në procedurat e prokurimit publik të sektorit klasik dhe sektorial për punë, shërbime, mallra, si dhe konkurset e projektimit.

Asnjë kontratë publike nuk mund të ndahet me qëllim shmangien e kufirit monetar apo të procedurave të parashikuara nga ligji për prokurimin publik” thuhet në vendimin e miratuar në 16 maj 2024. Sipas këtij vendimi, kufiri i ulët monetar për mallrat është 120 milionë lekë.

Kompania përfitues e dy tenderave ka pronar Florian Budinën, i cili rezulton se është favorizuar nga Bashkia Durrës edhe në raste të tjera në tendera që kanë marrë “Flamur të kuq”. Sipas dokumentit të mësipërm, Budina ka marrë tenderin e vitit 2022 për blerjen e një eskavatori, që kushtoi 330 milionë lekë. U skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: abuzimEmiriana Sakored flagTEDNERzjarrefikese

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Bombardimet në Gaza, ja sa të vrarë brenda një nate

Gaza, mbi 71 viktima e qindra të plagosur në zonën humanitare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com