GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Emiriana Sako u jep 580 milionë lekë dy firmave pa licencë, për kanalizimet e Spitallës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Në këtë rrugë vazhdon edhe kryebashkiakja Emirana Sako, e cila së fundmi ka firmosur një tender të dyshimtë. 

Në këtë rrugë vazhdon edhe kryebashkiakja Emirana Sako, e cila së fundmi ka firmosur një tender të dyshimtë. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spitalla është vendndodhja e shumë projekteve ku zyrtarët e bashkisë Durrës kanë shfaqur abuzimet dhe korrupsionin haptazi. Në këtë rrugë vazhdon edhe kryebashkiakja Emirana Sako, e cila së fundmi ka firmosur një tender të dyshimtë.  Shenjat janë se po zhvaten 580 milionë lekë, përmes prokurimit me objekt  ‘Sistemi i trajtimit të ujërave të zeza në Lagjen e re Spitallë’.

Sako merr kompetencat e Belinda Ballukut?

Në fillim do të sqarojmë se ky prokurim i firmosur nga një prej nënkryetarëve të Sakos, nuk është objekt i investimeve të bashkisë, por duhet ta bëjë Shoqëria e Ujësjellës Kanalizimeve. Nëse do të shohim dokumentin “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES TEKNIKE MBI STANDARDET PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA PËR SUBJEKTET QË SHKARKOJNË UJËRA TË NDOTURA DHE TË PATRAJTUARA PRANË OSE NË UJËRA LARËSE”, të firmosur nga dy ministret, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro, bashkia nuk përmendet si institucion për këtë lloj investimi.

Me sa duket, kjo mbivendosje kompetencash bëhet për paratë e tenderit. Dhe nuk është hera e parë që, kryetarja e bashkisë vendos me kokën e saj për të shpenzuar paratë e bashkisë. Për shembull, nga vendimi i saj për dërgimin e plehrave nga vendgrumbullimi në Porto Romano për në “inceneratorin” e Tiranës që nuk ekziston, banorët e këtij qyteti e kanë faturën e pastrimit me kosto 4 herë më të shtrenjtë se sa në vendet e BE-së.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Sipas dokumenteve do të bëhet hapja e kanaleve, vendosja dhe testimi i pompave të presionit, sistemimi i pusetave. Këto janë për lagjen e re që është ndërtuar në Spitallë, me pallatet ku u strehuan të prekurit nga tërmeti. Gara për këtë prokurim u mbyll më datë  21 gusht dhe vetëm bashkimi i operatorëve “IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P)” shpk & “BALILI KONSTRUKSION” shpk dorëzuan ofertë me vlerë 541 milionë lekë.

Me vetëm një ofertë ligji dikton që procedura të anulohet, pasi ka mungesë konkurrence dhe risk për fondin limit. Por Sako në kaq kohë që drejton Bashkinë Durrës, nuk e ka zbatuar kurrë ligjin në tenderët që firmos. Kështu bëri edhe këtë rast, menjëherë ka hedhur firmën në kontratën me bashkimin e operatorëve IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) shpk & BALILI KONSTRUKSION shpk, që ishin paracaktuar si fitues.

Kontratat u nënshkrua dhe u regjistrua në sistemin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike, në vend që të niste një hetim administrativ për këtë tender. Ndërkohë monitoruesi Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ky vlerësim na përforcohet nga këqyrja e procedurës së prokurimit. Në dokumentet standarde të tenderit theksohet se operatori duhet të disponojë disa licenca si për gërmime, për ujësjellës kanalizime, për ndërtime nënstacionesh, kabinat e transformatorëve etj.

Por, por sipas QKB, asnjëra nga kompanitë nuk i disponon këto licenca, të dyja nuk gëzojnë asnjë leje, madje as për gërmime dhe transportim dheu.

Kështu regjistrohet një tjetër shkelje, që në fakt duhej të verifikohej edhe nga APP. Ndërkohë, vlen të përmendim se  pronari i njërës nga firmat përfituese BALILI KONSTRUKSION, Engjëll Balilaj, është favorizuar edhe më herët në tendera të ndryshëm të bashkisë Durrës dhe nga shoqëria e Ujësjellësit Durrës. Kështu më 2017, Balilaj mori nga Spartak Kovaçi, ish-drejtori i Ujësjellësit Durrës, një tender me dy flamuj të kuq (mungesë konkurrence dhe anulim më shumë se dy herë i tenderit). Bëhej fjalë për “përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të Shkozetit”, zonë që edhe sot vazhdon të vuajë nga kjo mungesë.

Ndërsa kompania tjetër, IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) shpk është në pronësi të Alban Dautajt. Edhe kjo firmë ka marrë tendera pa garë nga kryetarja Sako dhe ish-drejtori i ujësjellësit Spartak Kovaçi. Madje, bashkia i ka marrë me qira Dautajt për 5 vjet ambientet e privatizuara të ish-URT përmes një prokurimi me shkelje.

Pra, të dyja kompanitë megjithëse nuk kanë licenca, kanë kryer punë publike në sajë të favorizimeve nga zyrtarët e korruptuar.

Ku shkuan paratë e kanalizimeve?

Në krye të faqes zyrtare të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës ekzopozohet një projekt i financuar nga BE për sistemimin e rrjetit ujërave të zeza në Durrës. Sipas përshkrimit, zbatimi i investimit që do të mbaronte në maj 2024, do ta zgjidhte përfundimisht këtë shqetësim të qytetit. Dhe janë mbi 4.8 miliardë lekë (të reja) që populli shqiptar do t’i paguajë në formë kredie të butë.

 

Ç’ndodhi?

Paratë ushqyen tenderat e korrupsionit në Ujësjellës kanalizimeve dhe në Bashkinë Durrës. Vartësi i Emiriana Sakos dhe më pas i Belinda Ballukut, Spartak Kovaҫi, ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT, Durrës nga tetor 2013 deri në fillim të vitit 2024. Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin, babain e tij, me nga 50% të aksioneve, ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike konkretisht nga: UKT Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. Ndër këto spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :

REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë afro 2 miliardë lekë ose 20 milionë euro vetëm për një kontratë. Pra, i biri drejtor i jepte tenderat babait, kjo është historia e shkurtër e projekteve të kanalizimeve në Durrës. Pa u mbaruar mirë këto fonde, është kryetarja Sako që vjen me këtë projekt në dorë për rregullimin e ujërave të zeza në Spitallë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: pa licencer abuzimSakotende

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Mblidhet Kryesia e Partisë së Lirisë, Meta: Të fuqizojmë goditjen opozitare kundër narkoqeverisë që ka synim falimentimin e vendit

Meta zbulon qarkun ku do të kandidojë për deputet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

Klasi dhe cilësia e Mohamed Salahut, së bashku me këmbënguljen e futbollistëve egjiptianë, i dhuruan “Faraonëve” një përmbysje mbresëlënëse dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis