GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Emocionet e një kampioni bote me klubet! Adrian Bajrami rrëfen arritjen historike me Benfikën

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Emocionet e një kampioni bote me klubet! Adrian Bajrami rrëfen arritjen historike me Benfikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, ishte pjesë e një arritje historike me klubin e Benfikës vetëm pak ditë më parë, duke u shpallur kampion bote për moshën U-20. Skuadra portugeze, që kishte fituar UEFA Youth League sezonin e fundit, mori pjesë në atë që quhet finalja e Kupës Interkontinentale U-20 e që u zhvillua në Montevideo të Uruguait.

Përballë kampionëve të Evropës për këtë grup-moshë ishte Penaroli, skuadra uruguaiane që fitoi edicionin e fundit të Kupës Libertadores U-20. Bajrami ishte pjesë e formacionit dhe luajti për 90 minuta, duke qenë një nga elementët kyç të këtij suksesi madhor për futbollin e klubeve me Benfikën U-20 që e fitoi finalen me rezultatin 1-0.

Në rrëfimin e tij për Fshf.org, mbrojtësi i talentuar kuqezi tregon emocionet që ka përjetuar dhe atmosferën e krijuar në stadiumin e mbushur me 40 mijë spektatorë në Montevideo. Bajrami është krenar për këtë sukses historik, ndërsa shprehet i lumtur që është pjesë e Benfikës, që siç thotë kampioni i botës për klube U-20, është një nga klubet me akademinë më të mirë në botë.

– Pak ditë më parë fitove Kupën Interkontinentale me Benfikën, duke mposhtur në finale Penarolin, që vinte në këtë finale si fitues i Kupës Libertadores. Na trego diçka për emocionet e kësaj sfide, si e ke përjetuar?

– Ndeshja kundër Penarol ishte një kënaqësi e madhe për mua që ta përjetoja sepse ishte shumë e vështirë, më shumë e vështirë emocionalisht, sesa në aspektin fizik. Emocionalisht sepse ne luanim në stadiumin “Centenario” të Montevideos në Uruguai dhe Penarol ishin të zotët e shtëpisë dhe Penarol kishte mbështetjen e mbi 40 mijë tifozëve në stadium. Ishte një finale shumë e vështirë, pasi thuajse të gjithë ne nuk ishim mësuar të luanim në një stadium me 40 mijë tifozë, të cilët ishin që të gjithë në mbështetje të ekipit vendas.

Stadiumi ishte i elektrizuar, tifozët kanë krijuar një atmosferë mahnitëse për ekipin e Penarolit. Madje, kur u kthyem në Portugali shkuam të shikonim ndeshjen e Benfikës për Champions League ndaj Dinamo Kievit dhe më dukej shumë më ndryshe, më e lehtë në aspektin e atmosferës krahasuar me ndeshjen tonë në Montevideo, që siç e thashë ishte shumë e ngarkuar emocionalisht. Ishte një kënaqësi shumë e madhe ta përjetoja një finale të tillë, mu desh pak kohë gjatë pjesës së parë për t’u ambientuar siç duhet, por sigurisht ka qenë në eksperiencë fantastike dhe e gjitha për t’u shijuar.

– Çfarë do të thotë për ty ky titull, të fitosh një trofe që praktikisht është edhe kupa e botës për klube në nivelin e të rinjve?

– Është një arritje vërtetë historike, sepse Benfika U-20 është skuadra e parë që e fitonte këtë trofe, pra edicionin e parë të Kupës Interkontinentale U-20, dhe ndihem i lumtur e krenar për veten dhe për klubin gjithashtu. Unë e them shpesh se Benfika ka akademinë më të mirë në botë dhe fitorja e këtij trofeu është një konfirmim për këtë klub. Jam shumë i kënaqur për këtë sukses dhe për klubin, shpresoj që të vazhdojmë të arrijmë suksese të tjera në të ardhmen dhe të fitojmë trofe

– Ti zakonisht luan me Benfikën B, si u mor vendimi që të ishe pjesë e Benfikës U-20 për këtë ndeshje. Mund të na tregosh diçka për vendimin, si e mësove që ishe grumbulluar për këtë finale të madhe?

– Benfica U-19 ka fituar sezonin e fundit titullin e UEFA Youth League (ekuivalenti i Champions League për moshat) dhe në këtë skuadër luanin lojtarët nga vitlindja 2003 e lart. Pra, skuadra U-20 përbëhet nga lojtarët që janë maksimumi vitlindja 2002, kështu që unë nuk e kam pritur të jem pjesë e grupit që do të luante në finalen e Kupës Interkontinentale, por ishte një vendim i Benfikës që lojtarët nën moshën 20 vjeç të mund të merrnin pjesë në këtë ndeshje. U gëzova shumë kur më komunikuan që isha përzgjedhur edhe unë që të isha pjesë e këtij grupi lojtarësh, që tashmë ka bërë historinë.

– Si po të ecin gjërat te Benfika, je i kënaqur me ecurinë që ke pasur deri më tani te klubi, dhe cilat janë planet për të ardhmen?

– Te Benfika gjërat po ecin mirë për momentin, aktualisht aktivizohem me ekipin e dytë, Benfika B, që merr pjesë në ligën e dytë të Portugalisë. Jam i kënaqur me ecurinë që kam pasur në këtë klub, kam luajtur rregullisht, duke qenë edhe kapiteni i skuadrës. Kam mbështetjen e stafit teknik dhe të klubit, më kanë vlerësuar shumë vazhdimisht. Për momentin jam pjesë e Benfikës, mundohem të jap gjithmonë maksimumin në çdo seancë stërvitore e në çdo ndeshje, të përmirësohem dita ditës, duke punuar shumë dhe t’u tregoj trajnerëve të ekipit të parë se jam i gatshëm në çdo kohë për të debutuar në ligën elitare portugeze.

Etiketa: Adrian Bajramibenfica

Lajme të lidhura

Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite
Sport

Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

17:33 - 21/06/26
Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori
Sport

Japonia shkëlqen me “poker” golash, eliminon Tunizinë nga Botërori

09:24 - 21/06/26
Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin
Sport

Gjermania vuan me Bregun e Fildishtë, Undav futet nga stoli dhe përmbys i vetëm rezultatin

09:05 - 21/06/26
Para
Open Balkan/ Sot mbyllet panairi ndërkombëtar i verës në Beograd

Open Balkan/ Sot mbyllet panairi ndërkombëtar i verës në Beograd

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!
Breaking Views

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë...

Lexo më shumë
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26
Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Bashkohuni me ne

19:51 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetkom girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis