GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRA/ Zjarrëvëniet e qëllimshme në vend, Policia arreston 4 persona në Durrës, Librazhd dhe Belsh

07:47 - 08/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrolle blic, “Tapë” në timon,  drogë e dhunë, arrestohen 5 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Policia e vendit ka nisur aksionin për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë djegur sipërfaqe toke dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kështu, në pranga ka rënë:

-Fier: Arben Muskaj dhe Zarif Muskaj janë dy kushërinjt e arrestuar, pasi akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr e kryer në bashkëpunim. Këta dy persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz si dhe pyllit në fshatin Kreshpan. Në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

-Durrës: Artur Beqiri është arrestuar pasi dyshohet se ka vendosur zjarr një sipërfaqe toke duke djegur bimësi të egër kallamishte. Beqiri akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

-Belsh: Arrestohet në flagracë shtetasi Nexhip Hortja, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

-Librazhd: shpallet në kërkim policor Riza Duka, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

EMRAT/ Zjarrvënie të qëllimshme, arrestohen 2 persona në Librazhd dhe Belsh. Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në vendin tonë për zjarrvenie të qëllimshme. Personat e arrestuar janë nga Librazhdi dhe nga Belshi, të cilët i kanë vendosur flakën mbeturinave dhe sipërfaqeve tokësore, por për shkak të erës flaka është përhapur duke marrë përmasa të mëdha. Personat e arrestuar janë 26-vjeçari Nexhip Hortja nga Belshi dhe 52-vjeçari Riza Duka nga Librazhdi.

Njoftimi i Policisë:Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Belsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: Nexhip Hortja, 26 vjeç, banues në fshatin Dragot, Belsh. Ky shtetas dyshohet se në fshatin Dëshiran, Belsh, duke djegur disa mbeturina në pronën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë djegur 450 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasve Q.B., dhe M.Q.,Specilaistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, shtetasin Riza Duka, 52 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, pasi ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në vëndin e quajtur “Krepat e Xhakës”, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore

Etiketa: BelshLibrazhdzjarrvenie

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Aksident tragjik në Korçë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, humb jetën pasagjeri

Aksident tragjik në Korçë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit, humb jetën pasagjeri

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com