GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)

12:15 - 23/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Dokumente të falsifikuara në zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehurit (SKEMA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arlind Papa, Genc Demiro dhe Migena Xibinaku, për përdorim të dokumenteve të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet e datës 11 maj 2025.

Sipas organit të akuzës hetimet zbuluan se Arlind Pepa është paraqitur me badge fals në votime, ndërsa dy të tjerët, përfshirë një punonjëse të KQZ-së (Migena Xibinaku) ndihmuan në sigurimin e tij.

Hetimet dhe skema e manipulimit

Sipas Prokurorisë, nga hetimet mbi procedimin penal nr.3643, të datës 22.05.2025, rezultoi se shtetasi Arlind Pepa. ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga hetimet rezultoi i falsifikuar.

Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi Genc Demiro me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve.

Shtetasi Genc Demiro, pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi Arlind Pepa. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion.

Nga hetimet rezultoi se dokumentii falsifikuar u përdor nga shtetasi Arlind Pepa, ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qëndrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit Genc Demiro dhe Mirela Xibinaku, sekretare në zyrën e protokollitnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.

Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.

Lajme të lidhura

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit
Aktualitet

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

09:20 - 31/03/26
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë
Aktualitet

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Para
Në kërkim për vjedhjen e një makine, kapet në Fier 46-vjeçari me dy identitete ( EMRI)

Në kërkim për vjedhjen e një makine, kapet në Fier 46-vjeçari me dy identitete ( EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sytë e miliona shqiptarëve nga Prishtina, Kosova kërkon të shkruajë historinë kundër Turqisë
Sport

Sytë e miliona shqiptarëve nga Prishtina, Kosova kërkon të shkruajë historinë kundër Turqisë

09:35 - 31/03/26

Kombëtarja e Kosovës zbret sonte (ora 20:45) në fushë për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj....

Lexo më shumë
U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

09:20 - 31/03/26
Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra kreun e IMT, Rigers Sheqeri dhe shpall në kërkim 2 inspektorë

09:04 - 31/03/26
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Rama zhyt në krizë fermerët! Hiqet nafta falas, ja skema e re për bujqësinë

08:45 - 31/03/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

08:25 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com