GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emrat/ Garazhin mbushur me armë, në pranga 62-vjeçari në Tiranë, në kërkim djali i tij

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/ Garazhin mbushur me armë, në pranga 62-vjeçari në Tiranë, në kërkim djali i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një garazh i mbushur me arsenal armësh dhe makinash u zbuluan në garazhin e një 62-vjeçari në zonën e quajtur në Kodër-Mëzë. Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 automjete pa targa, një jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 felina policie dhe 1 paruke.

Policia ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kujtim Çaushi, ndërsa është vënë në ndjekje të djalit të tij Erlind Çaushi.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.”-njofton policia.

 

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Flakët përpijnë masivin pyjor në Lezhë, del video e zjarrit masiv pranë Urës së Zogut

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, evakuohen banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre
Breaking Views

Studentët zhvendosen pranë Parlamentit, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt tyre

20:38 - 16/10/26

Një pjesë e protestuesve janë zhvendosur pranë Parlamentit, ndërsa një pjesë tjetër ende protestojnë te Kryeministria, ku gjithashtu janë të...

Lexo më shumë
“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

“Nuk duam të ikim, ikni ju”, të rinjtë parulla në mur për politikën: Ky është fundi

20:32 - 16/10/26
Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

Dhuna tek Bulevardi/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

20:24 - 16/10/26
Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve/ Policët ‘mbushin’ me gaz lotsjellës Bulevardin

Përplasje e fortë mes policisë dhe protestuesve/ Policët ‘mbushin’ me gaz lotsjellës Bulevardin

20:19 - 16/10/26
Plagoset një vajzë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh gaz lotsjellës

Plagoset një vajzë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia hedh gaz lotsjellës

20:13 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com