GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

EMRAT/ “Kodra e Diellit”, si u shkatërrua grupi i shpërndarësve të drogës

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRAT/ “Kodra e Diellit”, si u shkatërrua grupi i shpërndarësve të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 4 muaj hetimesh intensive, Policia e Tiranës, ka kryer një operacion antidrogë duke arrestuar 8 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër te Kodra e Diellit.

Në kuadër të operacionit “Kodra e Diellit 3” u ndaluan Herald Rexhepaj, Viola Bendaj, Arolf Harizi, Arlind Aga, Xhersildo Arifllari, Dashamir Shehu, Devis Saliaj, Indrit Gjoshi. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se koka e grupit ishte Herald Rexhepaj dhe bashkëjetuesja e tij Viola Bendaj.

Policia thotë se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.

Po ashtu janë sekuestruar 650 doza kanabis,  150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg kanabis, qindra qese farmaceutike që shërbe

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet pas një hetimi gjashtëmujor, operacioni policor i koduar “Kodra e Diellit 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë lëshuar 9 urdhra ndalimi, nga të cilët janë ekzekutuar 8 dhe 1 është shpallur në kërkim.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjashtëmujor, janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore gjashtëmujore me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodra e Diellit 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: H. R., 35 vjeç, V. B., 31 vjeçe, A. H., 19 vjeç, A. A., 20 vjeç, Xh. A., 21 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, D. S., 19 vjeç, dhe I. Gj., 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe kanabis, në sasi të mëdha, dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të lokaleve të natës dhe të vendeve që frekuentohen nga të rinjtë.

Në cilësinë e provës materiale, gjatë zhvillimit të gjithë operacionit janë sekuestruar 650 doza cannabis sativa, 150 doza lënde narkotike kokainë, 1 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra qese farmaceutike që shërbejnë për paketimin e lëndëve narkotike, dy peshore elektronike, dhe 5 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. R.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: drogekodra diellitKryesore1

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Greqia nën pushtetin e ujit, Mitsotakis viziton zonat e përmbytura

Greqia nën pushtetin e ujit, Mitsotakis viziton zonat e përmbytura

Discussion about this post

TË FUNDIT

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të sfidës ndaj Finlandës, e vlefshme për UEFA...

Lexo më shumë
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26
Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

13:24 - 11/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com