Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tirana është qarku me numrin më të madh te kandidatëve për deputetë.
Teksa po vijon procesi i numërimit në disa qendra të numërimit të votave në kryeqytet, deri më tani, PS numëron 19 mandate, PD 14 mandate, partia “Mundësia” 1, PSD 1 mandat dhe “Nisma-SHB” 1 mandat.
Socialisti më i votuar është Blendi Gonxhja me 5432 vota, Fatmir Xhafaj 2196 vota, më pas renditet Ornaldo Rakipi me 1477 dhe Ervin Hoxhaj me 1116.
Ndërsa nga PD, Ilir Alimehmeti rezulton më i votuar me 1560 vota ndërsa mandati i 14 deri tani mbahet nga Jorida Tabaku me 1358 vota. Ky mandat është në “lojë” mes PD dhe “Mundësisë”, kur duhen dhe 68 kuti votimi për tu numëruar.
Ndërsa vetë “Mundësia” ka konfirmuar në Tiranë mandatin e Agron Shehajt. Nëse rrëmben mandatin e dytë, ai që vjen në listë pas Shehajt është kandidati për deputet Erald Kapri. Lëvizja “Bashkë” ka marrë 1 mandat dhe ai është i Redi Muçit në listën e mbyllur.
Nga partitë e tjera të vogla, koalicioni “Nisma-SHB” ka rrëmbyer 1 mandat ku më i votuari prej listës së hapur rezulton Adriatik Lapaj me 371 vota, ndërsa PSD fiton 1 mandat dhe kandidatja në listën e mbyllur është Albana Pëllumbi.












Discussion about this post