GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/Pas dy viteve hetim, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë që kishin një rrjet shtëpishë bari në Angli

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/Pas dy viteve hetim, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë që kishin një rrjet shtëpishë bari në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet i mirëorganizuar i shpërndarjes dhe prodhimit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i udhëhequr nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.

Shtatë persona janë dënuar me një total prej rreth 40 vitesh burg, pas një hetimi të gjatë të kryer nga Policia e West Midlands dhe Njësia Rajonale për Krimin e Organizuar.

Hetimi, i cili nisi në maj të vitit 2022, zbuloi një strukturë kriminale që prodhonte dhe shpërndante kanabis në shkallë të gjerë në të gjithë Britaninë.

Emrat dhe dënimet e të dënuarve:

  • Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg
  • Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg
  • Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg
  • Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg
  • Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg
  • Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg
  • Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg

Sipas hetimeve, Sinjari dhe Kararaj ishin drejtuesit kryesorë të rrjetit kriminal, ndërsa pjesa tjetër e grupit merrej me mirëmbajtjen e shtëpive të mbjella me kanabis dhe transportimin e sasive të mëdha në zona të ndryshme të vendit.

Gjatë hetimeve, policia identifikoi 17 prona të shndërruara në shtëpi kanabisi, në qytete si Birmingham, Coventry, Leicester dhe Rotherham. Në total, u sekuestruan më shumë se 4,000 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë potenciale prej miliona paundësh në tregun e zi.

Po ashtu, nga kontrollet janë sekuestruar dhjetëra mijëra paund para cash, kilogramë të tërë kanabisi të përpunuar, si dhe pajisje të specializuara për kultivimin e drogës.

Grupi kriminal kishte manipuluar rrjetin elektrik për të furnizuar ambientet e fshehta me energji – një praktikë që jo vetëm është e paligjshme, por edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për banorët përreth.

Në shtëpinë e Arben Sinjarit, hetuesit gjetën mesazhe telefonike, shënime të shkruara me dorë dhe fletore që dokumentonin aktivitetin kriminal dhe sasitë e shitjeve.

Detektiv Sgt. Ryan Matthews deklaroi pas dënimeve: “Kjo ishte një hetim kompleks, që na çoi në shumë qytete të Britanisë dhe na ndihmoi të shkatërrojmë një rrjet të nivelit të lartë të furnizimit me drogë. Të gjithë këta burra zgjodhën të përfitonin përmes shitjes së drogës, dhe për këtë arsye tani ndodhen në burg.”

“Dëmi që droga dhe trafiku i saj i shkaktojnë komuniteteve nuk duhet nënvlerësuar. Ne mbetemi të përkushtuar për ta luftuar këtë fenomen dhe për të çuar para drejtësisë çdo individ të përfshirë.”

Lajme të lidhura

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon
Aktualitet

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie
Aktualitet

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
Para
“Shoferi” 15-vjeçar humb kontrollin e mjetit dhe aksidentohet, plagosen edhe dy të mitur që e shoqëronin

Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët
Breaking Views

Shqipëria U21 tregon forcën ndaj Spanjës, kuqezinjtë i bëjnë ballë iberikëve dhe ndajnë pikët

22:50 - 17/11/26

Shqipëria U21  ia del që të marrë barazim historik ndaj Spanjës U21, në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Pavarësisht...

Lexo më shumë
Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

Protesta/ I moshuari tërhiqet zvarrë nga policia, futet me forcë në furgon

22:44 - 17/11/26
50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

50 grabitje luksoze në Francë/ Shqiptari Edison Pula del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

22:20 - 17/11/26
51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

51 organizata shqiptaro-amerikane kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Letra me 10 kërkesa

22:07 - 17/11/26
Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

Aktivisti nga protesta para Kryeministrisë: “Dhuna është lëvizja e fundit e një qeverie të korruptuar”, thirrje shqiptarëve për 28 nëntorin

22:00 - 17/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com