GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Pezullohen nga puna 4 punonjës të policisë, për çfarë akuzohen

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Pezullohen nga puna 4 punonjës të policisë, për çfarë akuzohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 32-vjeçar është arrestuar për trafik të makinave të vjedhura nga Greqia në Shqipëri.  Për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka pezulluar nga detyra katër policë, që punonin në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Sipas hetimeve, ata nuk kanë krye verifikimin e dokumenteve të automjeteve, të cilat 32-vjeçari i trafikonte nga shteti fqinj drejt Shqipërisë.

Autori i dyshuar për trafik është Maradona Cenolli, ndërsa policët e pezulluar janë Markelian Muarti, Stelio Lushi, Edison Mielli, Mariglen Azisllari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro.

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M.C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

AMP ekzekutoi gjithashtu vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj 4 punonjësve të policisë:

– Inspektor M.M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor S.L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor E.M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Nënkomisar M.A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M.C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezutojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifikuese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë. Po kështu është arritur të dokumentohet me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurave Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentacionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizimet që duhet të dispononte shtetasi M.C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar.

Etiketa: Kryesore1pezullohenpolice

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Lumi Ishëm doli nga shtrati, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Lumi Ishëm doli nga shtrati, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com