GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Pjesë e një bande trafiku droge në Itali, arrestohen 2 persona

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Pjesë e një bande trafiku droge në Itali, arrestohen 2 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione policore, për kapjen e 2 pjesëtarëve të një grupi kriminal në Itali, të implikuar në shitje dhe trafikim të sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës. Në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu dhe në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Elion Bejo.

Njoftimi i policisë

Operacionet, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me DVP Tiranë dhe me DVP Gjirokastër. 2 shtetasit e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Breshias, u ndaluan me qëllim ekstradimin në Itali.

Njëri nga këta shtetas u ndalua në Tiranë, gjatë operacionit “Alias”. Shtetasi tjetër u ndaluar në Përmet, gjatë operacionit “The zone”.

Si rezultat i aksioneve të shpejta, të koordinuara dhe profesionale të shërbimeve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, si dhe i shkëmbimit të informacioneve, ndërmjet Interpol Tiranës dhe partnerëve italianë, brenda 24 orëve, në bashkëpunim me policitë vendore të Tiranës dhe të Gjirokastrës, janë finalizuar 2 operacione për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma. Konkretisht:

-në Tiranë, në kuadër të operacionit “Alias”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. I. alias D. Xh., 37 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdhaja të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia;

-në Përmet, në kuadër të operacionit “The zone”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 40 vjeç. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit në Itali.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: bandedrogeKryesore1

Lajme të lidhura

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Para
Dhunoi një grua për motive të dobëta, kapet 37-vjeçari

Dhunoi një grua për motive të dobëta, kapet 37-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet
Aktualitet

Rrëfehet hajduti i bankave: 120 mijë eurot e grabitura i lashë në kazino, u ktheva shokëve edhe borxhet

08:57 - 10/11/26

Hetimet për dy grabitjet e ndodhura në filialet e OTP Bank dhe Raiffeisen Bank në Tiranë kanë zbardhur të tjera...

Lexo më shumë
‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com