GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli

20:10 - 25/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRAT/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës që drejtonte një biznes kokaine prej 2 milionë paundësh në Preston dhe Chorley janë dënuar me 24 vjet burg.

Prokurorët e përshkruan operacionin si “i ngjashëm me një firmë taksi” me linja telefonike që funksionojnë 24/7. Banda kishte qendra telefonike, të vendosura në Mançester për të siguruar që operacionet të drejtoheshin nga një zonë e veçantë policie, dhe punësonte një rrjet korrierësh, që punonin me turne 12 orëshe, për të shpërndarë drogën te klientët.

Korrierëve, të cilët ishin kryesisht nga Shqipëria dhe Evropa, iu dhanë dokumente të rreme identiteti italiane për të shmangur zbulimin, dëgjoi Gjykata e Preston Croun.

Si bëheshin porositë e drogës

Bekin Hasmehaj, 35 vjeç, mbante një pozicion të lartë drejtues brenda ndërmarrjes.

Klientët do të telefononin një qendër telefonike dhe do të bënin një porosi, duke lënë një kod të veçantë për dorëzimin e drogës, ndërsa më pas, personi pas telefonit lajmëronte një korrier për të dërguar drogën. Sipas prokurorisë “modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë për policinë identifikimin e parave ose drogës”.

Më 29 janar 2020, oficerët bastisën shtëpinë e Hasmehajt në Marchëood Close dhe gjetën sasi të mëdha parash, droge dhe telefonash celularë, ndërsa pas arrestimit të tij bashkëpunëtorët u vunë në punë për t’u siguruar që biznesi i drogës të mbetej i hapur.

Një tjetër drejtues i bandës, Albi Hoxhaj, 36 vjeç, drejtonte një nga qendrat e drogës në Mançester ndërsa gjatë një periudhe gjashtëmujore ai drejtoi korrierët për të shpërndarë drogën në zonat e Preston dhe Chorley.

Nga ana tjetër, i arrestuari tjetër Klevis Prensi, 33 vjeç, ka qenë i afërt me familjen Hasmehaj ndërsa shtëpia e tij përdorej për peshimin dhe paketimin e drogës, ndërsa i dënuari tjetër Altin Nikolli, 37 vjeç, ka punuar në një nga qendrat e marrjes së telefonatave të klientëve për një muaj në fund të vitit 2019.

Etiketa: AngliBandashqiptarë

Lajme të lidhura

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh
Aktualitet

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Para
Kushtetuesja refuzon PD për investime strategjike,Bardhi: Lajthitje

Kushtetuesja refuzon PD për investime strategjike,Bardhi: Lajthitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2026

07:50 - 20/03/26

Dashi Sot ndiheni të shtyrë fuqishëm për të ndryshuar ato gjëra që nuk ju bëjnë më të lumtur. Në punë,...

Lexo më shumë
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 20 Mars 2026

07:48 - 20/03/26
Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

Pas 1 muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin

07:36 - 20/03/26
Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com