GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emrat/ Shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim pesë të akuzuar

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh, Lulzim Hasa dhe 4 të akuzuarve të tjerë që akuzohen se jepnin ryshfet 50 deri në 150 mijë lekë për nxjerrjen e mjeteve të sekuestruara nga Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadrin e procedimit penal nr. 187, viti 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal si dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë, dhe 25  i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve paraprake Prokuroria e Posaçme,  ka vendosur t’i drejtohet  me kërkesë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dërgimin e çështjes në gjyq, në ngarkim të të pandehurve:

1-Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal;

2-Lulzim Hasa (me detyrë shef i Klubit Sportiv të Bashkisë Gramsh), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal;

3-Sefer Shuka (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës ”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

4-Lirian Taragjini, ( i vetëpunësuar ), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25  i Kodit Penal;

5-Zenel Taragjini, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319 e 25  i Kodit Penal dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë dhe 25  i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve të këtij procedimi penal ka rezultuar se të pandehurit Lirian Taragjini dhe Zenel Taragjini, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kane arritur të japin përfitim të parregullt si dhe të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek i pandehuri Çelnik Toska (me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gramsh) dhe tek i pandehuri Lulzim Hasa (me detyrë Punonjës i Bashkisë Gramsh) duke i dhënë shumat 50.000 dhe 150.000 lekë të reja (si dhe përfitime të tjera), për të realizuar nxjerrjen e automjetit  të sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Kurse i pandehuri Sefer Shuka në funksionin e Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore Elbasan ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal pasi nuk ka marrë kallëzimin si dhe nuk ka referuar faktin penal të denoncuar nga shtetasi Lirian Taragjini.

Etiketa: gjykimSpak

Lajme të lidhura

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Para
“Më ngacmoi…”, rrëfehet autori i plagosjes së 16-vjeçarit në Kamëz

"Më ngacmoi...", rrëfehet autori i plagosjes së 16-vjeçarit në Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin
Aktualitet

Rama sulmon dhe ironizon Global Sumud Flotilla: Revolucionarët e rrenave” erdhën të shpëtonin Sazanin

19:08 - 22/08/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar delegacionin e Global Sumud Flotilla që mbërriti në Vlorë në mbështetje të protestave kundër zhvillimit...

Lexo më shumë
“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com