GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/ Të arrestuarit për kokainë në Durrës ‘yje’ Tik Toku

11:19 - 08/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRAT/ Të arrestuarit për kokainë në Durrës ‘yje’ Tik Toku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këto dy persona janë Stivens Bulku dhe Kristel Balla, dy të rinjtë që u arrestuan sot si anëtarë të grupit kriminal që furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.

Ata janë përdorues të rrjeteve sociale dhe numërojnë mijëra ndjekës në Tik Tok. Siç shihet, dyshja janë edhe miq, pasi ndajnë video në rrjetin social ‘Tik Tok’.

Stivens ka marrë pjesë edhe në serialin ‘Aventurierët’ i cili u transmetua pak vite më parë.

“Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Operacionet, rezultat i një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive.

Gjatë 2 operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas, pjesëtarë të 2 grupeve kriminale.

-Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në zonën e Sukthit.

-Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan 4 shtetas që vepronin si grup kriminal, për shpërndarjen e drogave të forta, në qytetin e Durrësit.

Sekuestrohen një pako me kokainë, dhjetëra doza kokaine, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga shitja e drogës dhe 2 automjete (2 prej tyre luksoze).

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Seksionin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, finalizuan me sukses 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Last Deal” dhe “Foremost”, si rezultat i të cilëve u goditën 2 grupe kriminale që ushtronin veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

-Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Deal” u arrestuan shtetasit:

-G. M. (alias G. L., G. M., G. F.), 48 vjeç, i dënuar më parë;

-T. M., 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë;

-A. H., 24 vjeç dhe A. V., 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.

-Në kuadër të operacionit “Foremost” u arrestuan shtetasit:

-E. C., 25 vjeç, G. K., 23 vjeç dhe K. B., 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe S. B., 24 vjeç, banues në Shijak.

Nga hetimet me metoda proaktive ka rezultuar se shtetasi G. M. kishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, këta shtetas, për ndarjen e lëndës narkotike, kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit G. M., në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e shtetastit E. C., në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë;
– 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë;
– 3 automjete, 2 prej tyre luksoze;
– 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund;
-3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta””, njoftoi policia.

VIDEOT NE TIK TOK TE STIVEN BULKUT

Etiketa: DurrëskokainaKryesore1tiktok

Lajme të lidhura

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Para
Vrasja në Shkozë, ja çfarë tha nëna e autorit

Vrasja në Shkozë, ja çfarë tha nëna e autorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26

Edi Rama ka sqaruar veprimin e mazhorancës për kërkesën e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Në parantezë, i kujtojmë publikut se...

Lexo më shumë
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26
Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

Berisha njofton ditën e protestës së radhës: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen

11:42 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com