Janë zbardhur emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në listat e sigurta për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të cilat i janë propozuar fillimit Kryesisë së partisë dhe më pas do të miratohen në Këshillin Kombëtar.
Jashtë vendeve të sigurta në Kuvend janë lënë disa prej fituesve të Primareve, si dhe shumë emra me kontribut në PD, duke shkaktuar dhe pakënaqësitë e para.
Në lista të sigurta janë futur kreu i partisë, 12 drejtuesit e qarqeve, drejtuesi i Diasporës, kreu i Forumit Rinor, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Gent Strazimit, të cilët nuk morën pjesë në porcesin e Primareve.
Po ashtu, 8 vende në lista të sigurta i kanë marrë dhe partitë aleate, 4 prej tyre në Qarkun e Tiranës, teksa dy kryetarë partie aleate si Shpëtim Idrizi dhe Ilir Meta do të garojnë në listë të hapur, duke ua lënë vendin emrave të tjerë nga partia e tyre në listat e sigurta.
Në Tiranë, disa prej emrave më të votuar në Primare si Hysen Kadiu, Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Grigles Muçollari, etj, janë lënë jashtë listës së sigurtë.
Kandidatët e propozuar:
Tiranë
-Sali Berisha
-Flamur Noka
-Edi Paloka
-Belind Kellici
-Fatmir Mediu (PR)
-Tedi Blushi (PL)
-Besart Xhaferi
-Klevis Balliu
-Erisa Xhixho (PL)
-Mesila Doda (PDIU)
-Albana Vokshi
-Jozefina Topalli
Durrës
-Oerd Bylykbashi
-Gent Strazimiri
-Manjola Luku
-Artan Luku (PAA)
-Igli Cara
Korçë
-Ivi Kaso
-Ledina Alolli
-Bledion Nallbati
Fier
-Gazment Bardhi
-Luan Baci
-Eduart Sharka
-Brunilda Haxhiu (PL),
-Saimir Korreshi
Elbasan
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto (PL)
Klodiana Capja
Blendi Himci
Aurel Bylykbashi
Qarku Berat:
Eno Bozdo
Zija Ismaili
Shkodër:
Luciano Boçi
Greta Berdeli
Ramadan Likaj
Kliti Hoti
Lezha:
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Dibër
Xhelal Mziu
Denisi Vata
Vlorë
Bujar Leskaj
Atird Hoxha
Ina Zhupa
Vangjel Dule (PBDNJ)
Kukes
Flamur Hoxha
Gjirokaster
Tritan Shehu
PD nisi në orën 17:00 Mbledhjen e Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.
Discussion about this post