GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit

13:46 - 16/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRI/ GJKKO liron nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu të vetmin të arrestuar për masakrën e Dobraçit, të regjistruar më 30 Tetor të vitit të kaluar në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjuljo Vuksani, të cilit i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela

Gjuljo Vuksani ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kaçkini. Ai dyshohet se u ka siguruar autorëve automjetin tip “Range Rover”, i përdorur në atentat dhe që u gjet më pas i djegur tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina. Automjeti ishte grabitur në qytetin e Durrësit më 17 Prill të vitit të kaluar.

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ditën e atentatit makina “Range-Rover” ka dalë nga rrugica ku ka shtëpinë Astmer Bilali, (njëri nga hasmit kryesorë të familjes Lici në Shkodër), duke ju vënë nga pas Benz-it, që drejtohej nga Hamza Lici dhe pasagjer ndodhej Arlind Bushati.

Atentati

Dyshohet se shënjestër e atij atentati mafioz ishin 23-vjeçari Hamza Lici dhe 32-vjeçari Arlind Bushati, të cilët ranë pre e breshërisë së kallashnikovit në momentin kur po udhëtonin me një automjet tip “Benz” me targa kroate. Lici ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Bushati pas disa orësh në spital.

Ndërkohë, mbetën dhe dy viktima aksidentale, çifti Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po udhëtonin me motor në momentin kur u përplasën nga automjeti me të cilin po udhëtonin dy viktimat e tjera. Flutura Basha ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, teksa bashkëshorti i saj Bashkim Basha mbeti i plagosur rëndë, por dhe ai nuk arriti dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë pas 4 ditësh në spital. Çifti Bashkim dhe Flutura Basha lanë pas tre fëmijë, teksa në momentin e atentatit ata po ktheheshin pas pune për në banesën e tyre.

Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprën penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet si autor i vrasjes së Endri Mustafës në Shkodër më 15 maj të vitit 2021.

Licët kanë përplasje të ashpër me Bajrat në Shkodër, një përplasje e cila ka sjellë dhjetra viktima në vitetet e fundit. Nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc” rezultonte se Behar Bajri kërkonte ta vriste me çdo kusht Ibrahim Licin, i njohur me nofkën “Fantazma”, por që nuk ia ka dalë dot.

Ndërkohë, viktima tjetër Arlind Bushati është djali i Xhaml Bushatit, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak në Shkodër dhe kandidat për kryebashkiak dhe deputet. Ai i kishte shpëtuar një atentati dhe rreth 3 javë më parë në pedonalen e Shkodrës, por autorëve të cilët po udhëtonin me motor, iu ishte bllokuar pistoleta.

Në lidhje me atentatin, grupi hetimor dyshon se autorët janë vrasës me pagesë, në moshë të re, që kanë ardhur nga Mali i Zi. Hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 4 persona. Më konkretisht në automjetin tip “Range Rover” kanë qenë dy persona në rolin e vrasësve dhe një tjetër në rolin e shoferit. Më pas dyshohet se ka qenë dhe një person i katërt, i cili i ka larguar nga vendi i ngjarjes, pasi dogjën makinën tek zona e ish-repartit ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina. Nga numri i shasisë ka rezultuar se automjeti “Range Rover” i autorëve është vjedhur pak kohë më parë në qytetin e Durrësit.

Nga hetimet dyshohet se në automjetin me targa kroate të viktimave kanë qenë tre persona. Kjo nisur nga fakti se në automjet janë gjetur tre armë zjarri pistoletë, po ashtu dhe gjurmë gjaku në sediljen e pasme, si dhe trupat e viktimave ishin nxjerrë nga makina.

Personi i tretë dyshohet se ka qenë Ibrahim Lici, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht dhe ai vijon të jetë ende në kërkim.

Etiketa: Dobraçlirohetmasaker

Lajme të lidhura

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Para
Vrenozi i drejtohet Berishës: Rama është hajdut unikal, ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet

Vrenozi i drejtohet Berishës: Rama është hajdut unikal, ndoshta të ka ty “armën” që e mban në pushtet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt...

Lexo më shumë
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com