GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Emri i biznesmenit Gentian Sula del edhe në Kosovë në aferën e ryshfeteve për vilat në Brezovicë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri i biznesmenit Gentian Sula del edhe në Kosovë në aferën e ryshfeteve për vilat në Brezovicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmenit shqiptar Gentian Sula dhe publicistit koasovar Veton Surroi, u ka dal emri në aferën që po hetohet nga autoritetet kosovare, për ndërtimet në Brozovicë të Kosovës. Ish-kryetari i Shtërpcës, me disa të tjerë, u arrestua për marrje të ryshfetit në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë. Me kompaninë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria pretendon se i ka dhënë ryshfet Nikoliqit mbi 400 mijë euro, nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Një prej dy aksionarëve të kësaj kompanie është publicisti kosovar, Veton Surroi.

Para pesë ditësh, në një aksion, që kishte fokus komunën e Shtërpcës, u arrestua ish-kryetari i saj, Bratislav Nikoliq. Ai dyshohet se në këmbim të lejeve ndërtimore, ka marrë ryshfet mbi një milion euro. Sipas dosjes së hetimeve, një pjesë të madhe të kësaj shume, prokuroria pretendon se i mori nga “Stella Consulting”.

Një ditë pas aksionit, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shefki Jashari, ka thënë se, përveç zyrtarë e ish-zyrtarë të shtetit, janë arrestuar edhe pronarë të kompanive ndërtimore. Mirëpo, nuk dihet gjë për fatin e udhëheqësve të kompanisë “Stella Consulting”. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, i kontaktuar sot nga mediat kosovare, ka refuzuar të flasë rreth detajeve të aksionit.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, 70 për qind të aksioneve të kompanisë “Stella Consulting” i takojnë Gentjan Sulës, ndërsa 30 për qind Veton Surroit. Kjo kompani dyshohet të ketë dhënë një ryshfet të majmë për t’iu lejuar ndërtimi i vilave në Brezovicë. Bëhet fjalë për 410 mijë euro para si dhuratë, që më pas t’u lejohej ndërtimi i objekteve në kundërshtim me ligjin.

Dyshimet e Prokurorisë ishin këto: Nikoliq ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend-shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor.

Në media edhe vite më herët ishte raportuar për dyshime të dallavereve me lejet ndërtimore në Brezovicë ku dyshohej se ishte përfshirë edhe kompania “Stella Consulting”. Në vitin 2020, lidhur me raportimet e asaj kohe, Surroi në një përgjigje për mediat kosovare, kishte mohuar se është bërë ndonjë shkelje, derisa për vete kishte thënë se është aksionar i vogël.

 “Objekti në fjalë është pronë e Shoqërisë me përgjegjësi të Kufizuar ‘Stella Consulting’ , në të cilën jam aksionar minoritar. ‘Stella Consulting’ ka marrë të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore , sipas ligjeve në fuqi, para se ta fillonte ndërtimin dhe u është përmbajtur atyre” – ka thënë Surroi në një përgjigje për mediat në vitin 2020.

Së bashku me Nikoliqin ishin arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe drejtori për Urbanizëm në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Raçiqeviq. U arrestuan po ashtu edhe disa pronarë të kompanive të ndërtimit, si dhe disa qytetarë me inicialet: D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S. dhe J.K.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi më 21 dhjetor se objektet që janë ndërtuar pa leje do të sekuestrohen përkohësisht.

Etiketa: aferabiznesmeniBrozoviceemriGentian SulaKosoveKryesore1ryshfetetvilat

Lajme të lidhura

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti
Breaking Views

Rezoluta e BE, Rama: Opozita iu bashkua “varkës”, kapitujt do të mbyllen…së shpejti

10:29 - 17/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter
Aktualitet

Berisha: Nuk votojmë kundër integrimit, sepse është çështje e shqiptarëve!Por nuk plotësojmë asnjë kriter

13:21 - 16/05/26
Para
Rëndohet situata e COVID-19 në Itali, mbi 4 mijë raste dhe 38 viktima

COVID-19 në Itali, mbi 30 mijë raste të reja dhe 142 humbje jete në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve
Aktualitet

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

16:08 - 17/05/26

Ministria e Arsimit shpalli datën 14 shtator 2026 si nisje të vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo ka publikuar datat...

Lexo më shumë
Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League

15:52 - 17/05/26
Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

15:34 - 17/05/26
Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

Bebe Rexha, në krah të studentëve në Shkup: Gjuha shqipe, e rrënjosur në identitetin tonë

15:16 - 17/05/26
Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/  Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

Super tabela e Anuelës për sinjalistikën/ Babai i Blendian Dalipajt ia shet 5 milionë lekë një copë

15:00 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com