GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

EMRI/ Largohet tjetër kandidat i PD të Alibeajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë i kërkoi Kim PD-së për vettingun? Flet Alibeaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati për Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit Skënder Kapiti i cili garonte nën logon e Partisë Demokratike, e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka braktisur garën.

Skënder Kapiti do i bashkohet fushatës elektorale të Igli Carës, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Zbulohet se brenda Partisë Demokratike ka pasur edhe debate, ndërsa ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.

Dy ditë pas skadimit të afatit në KQZ, nuk dihet ende se sa është numri i kandidatëve të regjistruar nga Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Pas mbledhjeve të gjata të fundjavës, Alibeaj mundi të dalë me një kandidat për Tiranën, Roland Bejko. Bashkë me të kryetari në detyrë i Partisë Demokratike deklaroi se do të futet në garë edhe për të paktën 19 bashki të tjera.

Por të nesërmen e kësaj deklarate të Alibeajt, listat e kandidatëve për kryetarë bashkish, por edhe për këshilltar kanë filluar të firojnë. Janë 5 bashki, në të cilat kandidatët ose janë tërhequr ose në momentin e fundit nuk janë aprovuar nga kryesia.

Në Korçë dhe Lezhë kandidatët janë tërhequr. Gjergji Gjata u tërhoq bashkë me 40 kandidatët për këshillin bashkiak të Korçës për shkak se u ndje i tradhtuar nga lidershipi i partisë në Tiranë, ndërsa Sandër Marku në Lezhë ka vendosur të mos futet në garën e 14 majit, për shkaqe ende të paqarta.

Sakaq, Genc Doçi në Kurbin, Bujar Vreto në Librazhd, dhe Ibrahim Bruka në Vorë nuk janë aprovuar si kandidatura nga kryesia e PD edhe pse më herët ishin prezantuar si kandidatë në bashkitë përkatëse.

Tkurrja e kandidaturave të Alibeajt në zgjedhjet lokale të 14 majit pritet të vijojë edhe më tej me disa kandidatë që janë duke e rishikuar vendimin e tyre për tu futur në garën e 14 majit.

Etiketa: emrikandidatKryesore1largohet

Lajme të lidhura

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij
Aktualitet

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt sheshit “Skënderbej”, shoqërohen dy prej tyre

20:39 - 16/11/26
Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”
Breaking Views

Policia i shtyn, aktivistët: “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”

20:13 - 16/11/26
Para
Robert Aliaj i flet Kristit për Kejsin: Për lidhjen që krijove…

Robert Aliaj i flet Kristit për Kejsin: Për lidhjen që krijove...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën dy shqiptarë/ (EMRAT)

22:30 - 16/11/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në Gjermani, ku kanë humbur jetën tre persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të...

Lexo më shumë
Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

Mjaftojnë pak minuta shi për të përmbytur Lezhën, disa rrugë kthehen në pellgje

22:08 - 16/11/26
Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

Aulon Kalaja: Rama mori ekspertë për shuarjen e protestës! Qëndruan në shtëpinë e tij

22:03 - 16/11/26
Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

Përfshihet nga flakët makina te rrethrrotullimi i Freskut

21:35 - 16/11/26
21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21 Janari, 15 vite pa drejtësi? Kreu i SPAK, Klodian Braho, shpjegon pse hetimet ende nuk janë mbyllur

21:18 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com