GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Itali

10:21 - 08/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRI/ Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e një të dënuari në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”

Në njoftim thuhet se personi, Saimir Gjepali është nën hetim për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Personi, të cilit iu sekuestrua pasuria ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë.

Në pasuritë e sekuestruara përfshihen banesa, lokale dhe sipërfaqe toke.

Njoftimi 

Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e shtetasit Saimir Gjepali, i dënuar në Shqipëri dhe Itali për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike”

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit Saimir Gjepali, nën hetim për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, në bazë të nenit 283/a-2 të Kodit Penal dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale me 7 vjet e 4 muaj burgim. Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj., për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj., dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë. Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos nw Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj., me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj., në Itali.

Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

1-Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;

2-Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;

3-Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njësia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;

4-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe

5-Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

Etiketa: prokuroriseuestrim

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Muaji prilli më i nxehti në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekorde

Muaji prilli më i nxehti në histori, shkencëtarët paralajmërojnë: 2024 mund të thyejë rekorde

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com