GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset 25-vjeçari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ Të shtëna me armë në Mamurras, plagoset 25-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Mamurras, në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak minuta më parë.

Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta kape në një kohë shumë të shpejtë. 25 vjeçari Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 21-vjeçarin, Endri Baçuku, si edhe është sekuestruar arma e krimit.

Njoftimi

Plagosi me armë zjarri, një 25-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, mbërritja e menjëhershme e Policisë mundëson arrestimin në flagrancë të autorit. Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit pistoletë, me të cilën u krye plagosja.

Rreth orës 12:00, sapo janë njoftuar për një plagosje me armë zjarri, në hyrje të Mamurrasit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të kapur përgjegjësin/t.

Si rezultat u bë kapja e menjëhershme në flagrancë dhe vënia në pranga e shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Mamurras, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. N., 25 vjeç, banues në Mamurras. Arma e zjarrit u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.

I plagosuri po transportohet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: ArmeKryesore1Mamurras

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Para
Vjosa Osmani uron 8 Marsin në mesin e ushtareve të FSK-së

Vjosa Osmani uron 8 Marsin në mesin e ushtareve të FSK-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com