Policia në Bulqizë ka arrestuar një 20-vjeçar pasi ka thyer masën “arrest shtëpie”.
Në pranga ka rënë Erjon Lusha, i cili së bashku me babanë e tij ka goditur me grushta një person tjetër. I plagosuri ka marrë dëmtime të lehta trupore. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.