GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, zbardhet identiteti i shqiptarit

10:08 - 02/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ U qëllua me plumb në kokë, zbardhet identiteti i shqiptarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteteve gjermane u janë dashur 3 ditë për të zbuluar identitetin e të riut shqiptar që u gjet i vdekur me një plumb në kokë në afërsi të banjave termale Holstentherme në Kaltenkirchen, një zonë rreth 40 km larg Hamburgut, të shtunën e 25 nëntorit 2023.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Reols Hysneli, i cili njihet edhe me emrin Alonso, me origjinë nga Burreli. Të riut nuk iu gjetën dokumente me vete kur iu gjet kufoma dhe identifikimi u bë përmes shenjave të gishtave.

Në databazën e policisë gjermane rezultuan të përputhshme, pasi ai nuk ishte i panjohur për ta, sepse më herët kishte rënë në pranga. Në lidhje me ngjarjen, një tjetër shqiptar është arrestuar, i cili ka rrëfyer për policinë gjermane se është autor i vrasjes.

Bëhet fjalë për një të mitur 17-vjeçar, me origjinë nga Kukësi, por që në fakt vendbanimin e familjes në Shqipëri e ka në Lushnjë. I mituri jeton prej disa kohësh në Gjermani dhe dyshohet se ka kryer vrasjen për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Në seancat e marrjes në pyetje para autoriteteve gjermane nuk ka dhënë detaje të tjera, përveçëse ka marrë përsipër krimin. Megjithatë, ai dyshohet se i përket një klani të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili përbëhet nga shqiptarë të tjetë në Gjermani. Një pjesë e anëtarëve të këtij grupi kanë dalë në komunikimet e “SKY ECC” në Berlin përgjatë vitit 2020 duke bërë pazare droge, madje edhe janë arrestuar.

Dyshohet se autori 17-vjeçar i vrasjes merrte drogë nga ky grup dhe e shpërndante në zonat e tyre të influencës. Viktima Roels Hysneli ka qëndruar në qytetin Uetersen, një tjetër vendbanim jo shumë larg Hamburgut, nga e marta datës 20 nëntor deri ditën që u gjet i vdekur. Në këtë qytet është takuar edhe me vrasësin e tij 17-vjeçar, kjo e konfirmuar edhe përmes kontrollit të qelizave telefonike.

Ndërkohë viktima Reols (Alonso) Hysneli kishte pasur disa herë probleme me ligjin në Gjermani. Ai rezulton të jetë dënuar me 9 muaj burg për një përleshje të rëndë fizike më 28 shtator 2021, megjithatë mundi të dalë nga qelia me lirim me kusht. Sipas një gjykate në Gjemani, më 20 prill 2020 në qytetin Lübeck, ai është përleshur me disa persona në një parking supermarketi dhe njërin prej tyre e ka goditur me grushte dhe shkelma, duke pësuar lëndime në pjesën e kokës.

 

 

 

Etiketa: Kryesore1plumbShqiptar

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Para
Dy vëllezërit shisnin kanabis/ Arrestohet njëri, tjetri në kërkim

Dy vëllezërit shisnin kanabis/ Arrestohet njëri, tjetri në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni
Breaking Views

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni

11:59 - 01/02/26

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe...

Lexo më shumë
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com