GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ëndrrat nuk do të na i bëjnë dot realitet të tjerët

Qeveritë e kanë politizuar procesin e integrimit në BE, duke e përdorur si një instrument të fuqishëm për të kanalizuar dëshirat kolektive drejt një qëllimi simbolik, duke larguar vëmendjen nga problemet e përditshme

10:58 - 17/05/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Petulla” me miellin e BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fillim të viteve 1990, shqiptarët kishin shumë ëndrra. Ata hynë në tranzicion si shteti më i varfër i Europës.

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Shqipëria ishte e fundit në Europë, për të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse, me 2948 dollarë ndërkombëtarë (njësia që bën krahasime më të drejta të standardit të jetesës dhe të performancës ekonomike midis vendeve, duke marrë parasysh ndryshimet në çmime dhe fuqinë blerëse).

E parafundit ishte Polonia (6687 dollarë ndërkombëtarë), më pas Rumania (8134) dhe Bullgaria (9434).

Për shtetet e ish-Jugosllavisë, të dhënat janë më të vonshme, nga viti 1997, por edhe ato ishin pak më lart se Shqipëria. Të gjitha këto vende nuk kishin të ardhura më shumë sesa 37% e mesatares së BE-së.

Tri dekada më pas, Shqipëria vijon të mbetet ndër më të varfrat e Europës, ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore që u rritën me shpejtësi.

Në të ardhurat për frymë, të matura sipas fuqisë blerëse, Shqipëria vijon të jetë ndër të fundit në Europë dhe në vitin 2024, me 34% të mesatares së BE-së duke lënë pas vetëm Ukrainën, Moldavinë dhe Kosovën.

Në kontrast, Polonia u rrit me shpejtësi, e ndihmuar si nga vendndodhja strategjike afër shteteve perëndimore, me të ardhura sot sa 92% e mesatares së BE-së, ashtu dhe anëtarësimi më i shpejtë në Bashkimin Europian.

Bullgaria dhe Rumania gjithashtu u favorizuan nga anëtarësimi në BE (rreth 60-70% e mesatares së BE-së).

A u ndihmuan këto shtete nga integrimi në BE?! Padyshim që po, por nuk duket të ketë qenë ky faktori kryesor.

Vendet e Europës Lindore kanë përmirësuar performancën ekonomike, falë reformave strukturore të thelluara, investimeve të mëdha të huaja dhe integrimit të shpejtë në tregjet europiane, duke rritur produktivitetin dhe zhvillimin e infrastrukturës.

P.sh., Polonia investoi në mënyrë sistematike në arsim dhe kërkim-shkencë, duke ndërtuar një klasë të mesme aktive dhe të arsimuar që udhëhoqi transformimin ekonomik. Shqipëria përjetoi emigracion masiv dhe një zbrazje të trurit, që dobësoi kapitalin human të nevojshëm për zhvillim afatgjatë.

Një tjetër shembull është Islanda, që ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Europian sot ka të ardhura 25% më të larta se BE.

Islanda ka një nga sistemet më të mira arsimore dhe sociale në botë, duke siguruar një forcë punëtore shumë të kualifikuar dhe një shoqëri me pabarazi të ulët. Investimet në shëndetësi, edukim dhe barazi gjinore janë themel i zhvillimit të saj afatgjatë.

Shqipëria duket se ka humbur një shans të madh pas viteve ’90, duke mos i kushtuar vëmendje kapitalit të saj human, që në atë kohë ishte i ri dhe me plot dëshira e ambicie për të ardhmen.

Shumëkush i plotësoi dhe vazhdon t’i plotësojë këto ambicie në emigrim, teksa vendi ynë mban rekord në botë për emigracionin në raport me popullsinë, me rreth 50% të tyre që janë jashtë vendit.

Modeli ekonomik sërish nuk frymëzoi, duke na lënë të varfër, apo duke krijuar pabarazi të mëdha shoqërore e një shtresë të mesme të dobët, të diskriminuar e të taksuar më shumë se gjithë të tjerët (ndoshta me qëllim për ta mbajtur të dobët?!)

Shqipëria përballet ende me sfida thelbësore në sundimin e ligjit, polarizimin politik, dobësinë e institucioneve, korrupsionin e përhapur dhe kapjen e shtetit.

Proceset zgjedhore mbeten të kontestuara, administrata publike është larg standardeve të pavarësisë dhe meritokracisë, ndërsa reformat shpesh ndjekin më shumë kalendarin e retorikës politike sesa atë të nevojës reale për transformim.

Shqipëria ende nuk është në gjendje të nxjerrë rezultatin e votimeve e të bëjë zgjedhje të pakontestuara, duke mbetur jo vetëm pas vendeve të BE-së e të rajonit, por edhe pas Kosovës.

Sot nuk është për t’u habitur që shpresa më e madhe e shqiptarëve për të dalë nga ky rreth vicioz është anëtarësimi në BE.

Për shqiptarët, Europa nuk është thjesht një bashkim ekonomik – është një projekt shprese, stabiliteti dhe drejtësie.

Është alternativa ndaj sistemit të vjetër të patronazhit dhe autoritarizmit, ndaj izolimit dhe emigracionit të vazhdueshëm.

Edhe vetë qeveritë e kanë politizuar këtë proces, duke e përdorur si një instrument të fuqishëm për të kanalizuar dëshirat kolektive drejt një qëllimi simbolik, duke larguar vëmendjen nga problemet e përditshme.

Në fakt, BE nuk është një destinacion, është një proces. Dhe ky proces, së pari, duhet të jetë i brendshëm, përndryshe nuk sjell asnjë garanci për të ardhmen, ose të bëhet si vija e horizontit, që e sheh, por nuk e arrin asnjëherë.

/Monitor.al/

Etiketa: BEendrraKryesore1

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Trump apel Iranit: Lëviz shpejt me propozimin e çështjeve të armëve bërthamore

Trump apel Iranit: Lëviz shpejt me propozimin e çështjeve të armëve bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com