GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Enea Karakaçi i fal tenderin 2MLN euro firmës që bënte afera me Thoma Gëllçin në RTSH

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Enea Karakaçi i fal tenderin 2MLN euro firmës që bënte afera me Thoma Gëllçin në RTSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ri i OSHEE, Enea Karakaçi, po ndjek hapat e paraardhësit të tij sa iu përket menaxhimit të fondeve dhe zhvillimit të prokurimeve publike. Enea Karakaçi  zhvillon shpesh tenderë dhe mbi të gjitha e lëshon dorën kur vjen fjala tek fondi limit duke kënaqur kompanitë e paracaktuara.

Aferën e radhës ai ka nisur që në fund të dhjetorit 2023 dhe kontratën e ka fimsour më datë 29 mars 2024. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘CyberRecovery (Rinovimi i infrastrukturës se datacenter per pajisjet “end of life” ne business continuity’ me fond limit 2 milionë euro. Shpenzime marramendëse për konfirmimin e lidhjeve, për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Në dokumentet e publikuara shihet që për këtë tender janë paraqitur vetëm dy oferta, të cilat do të ishin mjaftueshëm për të zhvilluar një garë. Por, sic është bërë metodë shpërdorimi, Karakaçi e ka eliminuar konkurrencën.

Administratori ka skualifkuar ofertën e “OVLA Systems” shpk me argumentin se nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës.  Kështu më datë 23 janar 2024, kur u mbajt tenderi, mbeti në garë vetëm oferta e paraqitur nga bashkimi i operatorëve  “Atom” shpk & “ALBITAL – CANON” shpk & “Axians Albania” shpk, të cilit kishin ofertën me vlerë 1.8 milionë euro. Por në këtë pikë që ishte gara, kreu i OSHEE duhej ta anulonte që të merrte oferta konkurruese të përshtatshme.

Këtu Karakaçi ka injoruar sërish ligjin dhe me datë 13 shkurt 2024, është shpallur fituese kompania që dyshohet të jetë e paracaktuar nga organizatorët e tenderit. Gjithsesi nuk është lidhur menjëherë kontrata.

Kontrata është bërë publike pas më shumë se 2 muajsh. Konkretisht më datë 29 mars 2023, OSHEE dhe Agjencia e Prokurimeve kanë publikuar marrëveshjen.

Biznesmenët e korruptuar

Nuk është vetëm “flamuri i kuq” që na bën të dyshojmë se tenderi është me fitues të paracaktuar. Bashkëpunëtorët e Karakaçit në këtë tender nuk e lënë veten në dorë të rastësisë dhe dhe konkurrencës së ndershme.

“Axians Albania” shpk është firma e quajtur dikur  “S & T ALBANIA” me administrator Kleanthi Priftin. Subjekti ka përfituar shumë fonde pa garë nga bashkitë dhe institucionet e tjera publike, por bënë më shumë bujë bënë aferat që thurte me ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin që përfundoi pas hekurave për korrupsion me tenderat.

Kjo kompani ka marrë disa tendera nga ish-drejtori i RTSH, por do të theksojmë këtu një nga kontratat që bëri bujë në media dhe hodhi dyshime për aferat korruptive të Gëllçit. Bëhet fjalë për një tender të zhvilluar gjatë vitit 2020, kur vendi ishte në krizë të thellë dhe nën kthetrat e pandemisë COVID 19.  Ndonëse gjatë asaj kohe RTSH mori shumë fonde me pretekstin se po iu jepte programet mësimore nxënësve, Gëllçi nuk u kënaq dhe vazhdonte nga ana tjetër me tendera të manipuluar.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-56384-17-04-202, përmes të cilit “S & T ALBANIA” ka “gllabëruar” 400 milionë lekë nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Gëllçi ka dhënë këtë shumë parash për të vendosur programe në Arkivin e RTSH, që në të vërtet nuk funksionon asnjëherë. Sikur e cekëm më lartë, ky tender ishte pjesë e hetimeve për të zbuluar aferat e Gëllçit.

Ndërsa firma “ALBITAL – CANON” është në administrimin e Mikel Llazos, djali i Artur Llazos, i cili gjithashtu zotëron firmën “Llazo” shpk. Firma përmes të cilës familja Llazo është pasuruar duke vjelur taksat e qytetarëve. Kjo kompani ka fituar pa fund tendera nga bashkitë Lushnjë, Durrës, Rrogozhinë, Divjakë, Fier edhe Elbasan. Por sidomos kjo kompani është ushqyer nga Dritan Agolli i FSHZH që i jepte tenderat me ofertën më të shtrenjtë kësaj kompanie.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzim OSHEEEnea Karakaçillazotender

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Para
Dijonisi flet për “raportin” me Sokolin: Do e marr me vete

Dijonisi flet për “raportin” me Sokolin: Do e marr me vete

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26

Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë, pas konferencës për shtyp të trajnerit dhe një bisede...

Lexo më shumë
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com