GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Energjia, bizneset në terren të pasigurt, çmimet pritet të dyfishohen 

08:12 - 05/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
OST kërkon rritjen e tarifës së energjisë, 96% më tepër nga sa është
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria deklaroi vitin e kaluar se të paktën 7420 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kilovolt do të duhet të dilnin në treg të lirë nga 1 janari i këtij viti dhe të siguronin të vetëm energjinë. Por amullia e krijuar në tregje, për shkak të çmimeve të larta, bëri që sipërmarrësit të ishin në unison, duke kundërshtuar këtë lëvizje jo specifikisht të lidhur me reformën e sektorit, më shumë sesa me momentin në të cilin po zinte vend ky hap.
Shumica e tyre deklaruan se me çmimet që mund të varionin nga 35-50 lekë/kwh  (deri në katër herë më të larta) do të detyroheshin të mbyllnin bizneset, pasi kostot do të ishin të jashtëzakonshme, ose këtë çmim ta transferonin te produktet finale që paguhen nga konsumatorët.

Në shumë raste, industritë që preken janë prodhues e agropërpunues, e për rrjedhojë do të kishin të sigurt falimentimin, pasi me kostot në rritje, çmimi i produktit final do të ishte jokonkurrues në raport me importet. Homologët e tyre europianë, apo rajonalë, edhe pse të prekur nga energjia si të gjithë, mund të amortizojnë më mirë kostot edhe si efekt i ekonomisë së shkallës. Në këto kushte, qeveria vendosi që të mbajë në rrjet bizneset në tension të mesëm, deri në qershor të këtij viti dhe pas këtij afati, të rivlerësojë kushtet dhe të marrë një vendim.

Vendosja e vendit në gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji ndërkohë ka ndryshuar mënyrën sesi kompanitë publike të sektorit funksiononin, sa i takon sigurimit të energjisë. Teksa në normalitet, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka si pjesë të aktivitetit vetëm prodhimin, me vendimin numër 620 të Këshillit të Ministrave, kompania ka detyrimin që të sigurojë energjinë për klientët fundorë.

Emergjenca, si ka ndryshuar skema e furnizimit me energji të konsumatorëve
“Shoqëria e prodhimit, e ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, furnizon Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU) me të gjithë sasinë e nevojshme, për qëllime të plotësimit të kërkesës së plotë të Furnizuesit të Shërbimit Universal, sipas çmimit për njësi të energjisë elektrike, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë” – thuhet në vendimin 620 të Këshillit të Ministrave.
Kjo do të thotë që aktualisht është KESH, kompania e cila jo vetëm prodhon por edhe siguron nga tregu energjinë për dy fasha: klientët e rregulluar fundorë të lidhur në 0.4 kilovolt dhe klientët e rregulluar fundorë të lidhur në 6, 10, 20 kilovolt.
Sipas kontratës, KESH çdo muaj dërgon pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal (pjesë e OSHEE) faturën me koston e energjisë që duhet të paguhet nga kjo e fundit. Ndërkohë që OSHEE programon dhe jep me detaje mujore, javore e ditore kërkesën e saj për energji. Në kushte normale, KESH do të prodhonte dhe OSHEE do të blinte sasinë e disponueshme nga KESH dhe diferencat e nevojshme për plotësimin e konsumit nga tregu.
KESH-it i është dhënë autorizim për të marrë me qira asete gjeneruese termike (termocentral) për një periudhë 3-vjeçare për të përballuar nevojat që mund të ketë tregu për energji, por edhe për të diversifikuar disi prodhimin, i cili është thuajse tërësisht i varur nga “hidro”.

Liberalizimi “i pjesshëm”, 7420 biznese janë aktualisht në treg të lirë
Bizneset në tension të mesëm nga 6-20 kilovolt mund të cilësohen si pjesërisht të liberalizuar. Këto biznese kanë dalë në tregun e lirë dhe janë tashmë te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.
Ky furnizues u shërben të gjithë atyre bizneseve që blejnë me çmime tregu dhe nuk kanë arritur të gjejnë një furnizues privat. Në kushtet e krizës energjetike dhe çmimeve të larta, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ra dakord që këto biznese të furnizohen me çmime disi më të ulëta sesa çmimet e tregut, por më të larta sesa ato që kishin në tregun e rregulluar.
KESH furnizon me 2.6 lekë/kwh Furnizuesin e Shërbimit Universal(FSHU) për klientët në tregun e rregulluar në tension të ulët dhe 12 lekë/kwh për tepricën që i mbetet ia kalon sipas një drafti kontratë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (pjesë e FSHU) i cili këtë energji e transmeton te klientët në tension të mesëm.
Edhe pse çmimi me të cilin energjia mund të sigurohet nga KESH është 12 lekë/kwh për këtë kategori, asaj i shtohen, sipas një metodologjie të miratuar më herët nga Enti Rregullator i Energjisë edhe disa kosto të tjera, si tarifa e shpërndarjes prej 0.75 lekë/kwh që i paguhet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, tarifa e shpërndarjes që i paguhet Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kosto operative, si dhe një mazh minimal fitimi.
Duke respektuar formulën e metodologjisë, përllogaritet që kostoja me të cilin biznesi në tension të mesëm blen energjinë, të jetë 18-20 lekë/kwh kurse për tensionin e ulët, çmimi do të mbetet në 9.5 lekë dhe 14 lekë, sipas kategorisë ku bën pjesë klienti.
Në kushtet aktuale, liberalizimi quhet i pjesshëm, pasi kemi liberalizim të çmimeve, por jo të furnizuesve (kemi ndryshim të kodit nga Furnizuesi i Shërbimit Universal te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit që është njësi e dedikuar për pjesën e atyre në treg të lirë).
Bizneset në tension 6,10,20 kv po furnizohen nga kompania publike me çmime tregu, për shkak se nuk kanë gjetur një furnizues privat. Gjithsesi, në çdo moment që ato arrijnë të lidhin kontratë me operatorë të tjerë tregu që iu siguron energji, mund të bëjnë shkëputjen pa probleme, nëse çmimi që kanë gjetur është më i leverdishëm. Faturimet, edhe në këtë rast, do të bëhen nga OSSH duke ua kaluar këtë më pas furnizuesve përkatës.
Sa u takon bizneseve të lidhur në 35 kilovolt që janë ende tek Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, çmimi me të cilin u sigurohet energjia është ai që ka tregu, i cili muaj pas muaji ka qenë me ndryshime të mëdha duke shënuar rekord në nëntor 2021 me mbi 38 lekë/kwh.

Etiketa: Bizneseenergjia

Lajme të lidhura

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë
Aktualitet

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
“Reformë apo teatër?” BBC shkrim për Diellën: Rama thotë se ajo do t’i vërë në presion ministrat e tjerë
Aktualitet

Qeveria pushon, bizneset vuajnë: Sistemet online nuk funksionojnë, Diella e Ramës nuk përgjigjet

12:30 - 27/12/25
Para
Fifi në një lidhje me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit?!

Fifi në një lidhje me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League
Sport

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League

18:12 - 27/12/25

Liverpool e mbylli vitin 2025 me një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në Anfield, duke forcuar edhe më...

Lexo më shumë
Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

17:59 - 27/12/25
Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij

Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij

17:49 - 27/12/25
As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25
Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

16:48 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com