GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Energjia/ Importuam me 305 euro/MWh, e shitëm 40% më lirë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i energjisë do të rritet me 80% nga tetori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e energjisë arriti kulmin e saj në verën e vitit të kaluar ku një MWh energji u shit deri në 1047 euro në Bursën e Hungarisë të cilës i referohet edhe Shqipëria.

Në mungesë të reshjeve sidomos gjatë 10 muajve të parë të vitit, vendi u detyrua të bënte importe të shumta të cilat vunë kompanitë e sistemit energjetik në vështirësi financiare. Gjithsesi përmirësimi i situatës në fund të vitit bëri që panorama të ndryshonte disi dhe vendin e importeve ta zinin eksportet.

Por si qëndron diferenca e çmimeve kur kemi blerë dhe shitur?

Të dhënat tregojnë se kemi shitur me një çmim 40 për qind më të lirë sesa çmimi mesatar në blerje. Kjo sigurisht ka të bëjë edhe me periudhën kur janë regjistruar këto blerje si dhe zhvillimet e përgjithshme në treg mbi disponueshmërinë e sasisë së energjisë.

Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij vjetor nënvizon se ka bërë “monitorim përmes raportimit periodik për blerjet e energjisë elektrike në treg të hapur nga shoqëritë pjesërisht të rregulluar KESH sh.a., ku rezulton se çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëria KESH sh.a., e ngarkuara me detyrimin e shërbimit publik është rreth 305.47 EUR/MWh, ndërkohë qe çmimi mesatar i ponderuar i shitjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëria KESH sh.a. rezulton me rreth 182 EUR/MWh”.

Sipas Entit, KESH sh.a. gjatë vitit 2022 ka shitur/blerë dhe shkëmbyer energji elektrike në treg të parregulluar kryesisht për optimizim, në zbatim të “Rregullores së Tregtimit të Energjisë Elektrike nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare KESH sh.a.” miratuar me Vendimin nr. 2762/8, datë 06.06.2019. Duke bërë një analizë të shifrave Enti konstaton se për 10-vjeçarin e fundit, vendi ynë rezulton të jetë përgjithësisht një importues neto i energjisë elektrike me përjashtim të viteve 2010, 2016, 2018 dhe në 2021.

Gjatë këtij viti panorama e energjisë ka ndryshuar plotësisht të paktën në këto muaj të parë të 2023-it ku për shkak të prodhimit të lartë KESH ka zhvilluar disa procedura shitjeje në janar-shkurt. Më pas njoftoi për një procedurë blerjeje afatgjatë dhe hapjen e negociatave për blerjen e karburantit që do të jetë në dispozicion për dy TEC-et lundrues të vendosur në Gjirin e Vlorës dhe të licencuar së fundmi nga Enti.

Aktualisht çmimet në bursa të energjisë mbeten relativisht të ulëta në raport me një vit më parë teksa në vend ka nisur operimin edhe Bursa Shqiptare e Energjisë. Në këtë bursë po tregtohen volume të vogla energjie me pjesëmarrjen e kompanive shtetërore.

Në datën 21 prill një MWh energji u shit me një çmim maksimal 217 euro dhe me një çmim minimal prej 97 euro MWh.

Deri më tani nëse i referohemi çmimeve në bursa për KESH është më i leverdishëm blerja në treg të lirë nëse ka nevojë për importe teksa prodhimi nga TEC-et lundrues mund të lindë si nevojë në sezonin e verës kur do të jetë edhe piku i konsumit por edhe çmimet mund të kenë një tendencë rritëse./Monitor

Etiketa: energjiimportshitje

Lajme të lidhura

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Para
Porto ka rinovuar kontratën e 40-vjeçarit Pepe për një tjetër sezon

Porto ka rinovuar kontratën e 40-vjeçarit Pepe për një tjetër sezon

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com