GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Energjia në 8-mujor, prodhimi neto arriti mbi 7 milionë MWh, 60% nga KESH

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OSSHE lajmëron ndërprerje të energjisë në disa zona në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Energjia e prodhuar në vend në fund të 8-mujorit të këtij viti arriti mbi 7 milionë MWh nga të cilat 60 për qind u prodhua nga KESH dhe pjesa tjetër nga sektori privat.

Të dhënat zyrtare të raportuara nga kompanitë pranë Entit Rregullator të Energjisë për periudhën e 8-mujorit tregojnë se nga sasia e prodhuar e energjisë së KESH që ishte 4.29 milionë MWh, kompania publike e shpërndarjes përmes Furnizuesit të Shërbimit Universal ka marrë vetëm 52 për qind të sasisë që është konsumuar në vend.

Kjo do të thotë që pjesa tjetër e energjisë së konsumuar që në total arriti 5.68 milionë MWh është siguruar në mënyra të tjera nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe nën kompanive të saj.

Konkretisht OSHEE përveç 2.96 milionë MWh energji të siguruara nga KESH, plotësimi i konsumit është bërë në disa mënyra. Një pjesë modeste e energjisë është marrë nga fotovoltaikët me 30.5 mijë MWh energji, mbi 738 mijë MWh janë blerë nga HEC-et private konceisonare të lidhura si në rrjetin e transmetimit ashtu edhe në atë të OSHEE. Nga Ashta gjithashtu ka pasur një sasi energjie.

Teksa konsumi në vend ka qenë 5.68 milionë MWh prodhimi neto rezulton më i lartë. Kjo lë të nënkuptohet se një sasi energjie mund të jetë eksportuar. Kjo sasi që del nga diferenca e të dyjave rezulton të jetë 1.3 milionë MWh.

Pavarësisht se muajt e parë të vitit u duken premtues për sasinë e energjisë që do të prodhohej në vend. Ky vit ka qenë sërish një nga më të vështirët për të siguruar energji nga Operatori i Shpërndarjes. Ky i fundit muaj pas muaji ka zhvilluar procedura për të mbuluar konsumin të cilat kanë pasur çmime jashtëzakonisht të larta duke arritur deri në 195 euro/ MWh.

Kjo situatë krejt anormale në çmime ka pasur lidhje me çmimet në bursa të cilat kanë qenë të larta ndërkohë që blerjet kanë qenë të minutës së fundit. Një situatë e tillë me energjisë dhe çmimet po vërehet në shumë vende ku rritja ka qenë jo pak por me 30 për qind, diçka që i dedikohet rikthimit në normalitet të ekonomive dhe kërkesës pas situatës pandemike të rënduar.

Shqipëria po përballet me situata të vështira sa i takon sektorit energjetik për shkak të varësisë së madhe që ka nga sektori hidrik ndërkohë që diversifikimi i shumëpërfololur ende do kohë që të japë frytet e veta në disa projekte që kanë nisur zbatimin në fotovoltaik , eolik apo projekti i gazit i mbështetur nga amerikanët./Monitor

Etiketa: energjiKESH

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Mikrokredia, portofoli për biznesin e vogël u rrit me 7.5%

Kredia e re pësoi rënie me 22% në muajin gusht

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com